Kancelari austriak, Sebastian Kurz, pas takimit të sotëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, shprehu besimin e tij se është e mundur të arrihet një zgjidhje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se qëndrimi i qeverisë austriake është se duhet të mbështetet çdo marrëveshje që çon në një zgjidhje afatgjatë.
Ai vuri në dukje se në Serbi duhet ta kuptojnë se anëtarësimi në BE mund të realizohet vetëm nëse arrihet një marrëveshje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ky është parakushti themelor për anëtarësimin e Serbisë në BE.
“Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme nga këndvështrimi im që ky dialog të përfundojë me sukses dhe kjo është arsyeja pse unë kërkoj nga populli të përkrahin politikanët që duan të trasojnë këtë rrugë”, tha Kurz.
Siç raportojnë mediat serbe, Kurz tha se Vjena zyrtare, nëse vjen te një marrëveshje që siguron paqen afatgjatë, nuk do ta pengojë atë marrëveshje.
“Ne do të mbështesim atë. Ky është qëndrimi i Qeverisë. Siç e shoh unë, ky është qëndrimi i shumicës në BE. Nuk mund të jetë detyrë e BE-së për një proces të tillë të rëndësishëm, të jetë pengesë, por ajo duhet të jetë mbështetje. Por, ne jemi të vetëdijshëm se është një rrugë e gjatë deri te një marrëveshje e përbashkët”, tha Kurtz, duke u përgjigjur në pyetjen, se cila është vija e kuqe për Vjenën në arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, për korrigjime kufijve, përcjell Telegrafi.
Kurz tha se është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë, por se është vendimtare që ai të jetë i suksesshëm.
“Tani ka një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim në një të ardhme të suksesshme”, tha Kurz.
Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurz, në Beograd, tha se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës 10 vjet më parë, por ai i është mirënjohës kancelarit austriak për faktin se Austria mbështet çdo zgjidhje kompromisi.
“Jemi të gatshëm të luftojmë për të ardhmen, por për ne është e rëndësishme që Serbia nuk guxon të poshtërohet që pala shqiptare të merr gjithçka. Nëse dikush është i përgatitur për të bërë një zgjidhje të tillë, gjithmonë do të ketë një partner për të biseduar”, tha Vuçiq.
Ai tha se përpjekja për të gjetur një zgjidhje kompromisi me shqiptarët është jetike për Serbinë, megjithëse, siç tha ai, këtë e mbështesin një numër i vogël njerëzish.
Në këtë drejtim, ai prezantoi të dhënat e hulumtimit të Demostat, sipas të cilave më shumë se 60% e qytetarëve kundërshtojnë marrëveshjen dhe çdo marrëveshje obligative me shqiptarët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siljanovska-Davkova nënshkroi dekrete për gradimin dhe emërimin e oficerëve me grada të përgjithshme

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

AMC dhuron 10 pompa insulinike për fëmijët e prekur nga diabeti i Tipit 1 në Klinikën e Pediatrisë

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi