LAJMI I FUNDIT:

Kurtishaj: Dëshirojmë të mbetemi lider

Kurtishaj: Dëshirojmë të mbetemi lider

Sulmuesi më i mirë i Trepçës ’89, Blernad Kurtishaj, është i kënaqur me ecurinë e skuadrës, ndërsa shpreson që edhe me Prishtinën të vazhdojë kjo.

“Forma e skuadrës është e mirë sidomos pas fitores me Hajvalinë është rritur morali i ekipit. Me Prishtinën do të hyjmë me të njëjtin qëllim fitoren, në mënyrë që të jemi të parët”, pohoi Kurtishaj për Gazetaolle.com.

“Jemi shumë të përgatitur fizikisht. Kemi rezultatet dhe kjo do të na ndihmojë të jemi shumë të rrezikshëm në çdo ndeshje që do të luajmë në vijim”.

“Dëshira për të qëndruar në vend të parë është e madhe dhe do të mundohemi që deri në fund në të japim fjalën kryesore”, përfundoi therandasi.


‘Minatorët’ do të jenë nikoqirë të Prishtinës të dielën. /olle/