LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi Qendrën këshilluese për gra, premton fuqizimin ekonomik të tyre

Kurti vizitoi Qendrën këshilluese për gra, premton fuqizimin ekonomik të tyre

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar mbështetje për gratë e vajzat dhe fuqizimin ekonomik të tyre, gjatë një vizite në Qendrën këshilluese për gra (Consulting Center for Women).

Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave joqeveritare u theksua në takimin me Sanija Murati, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Lady”.

“U potencua domosdoshmëria e nismave të përbashkëta për ta shpirë përpara zhvillimin dhe barazinë në shtetin tonë. U tha se nuk mund të ketë barazi në shoqëri, pa barazi gjinore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


Në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, vëmendje e veçantë i është dhënë fuqizimit të grave në ekonomi e shoqëri, tha Kryeministri Kurti.

“Ai theksoi veprimet e ndërmarra nga Qeveria, sikurse Masa 1.3 Mbështetja e Punësimit të Grave, në kuadër të së cilës ka pasur 3.571 punëtore përfituese dhe 1.490 biznese përfituese; si dhe masa 2.1.2 Mbështetja e bizneseve, që janë në pronësi të grave, ku deri më tani, kemi pasur 43 aprovime. Në total, vlera e subvencionimit është 491.988 euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar tejkalon 3 milionë euro”, thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim, u bisedua për punën e Qendrës këshilluese për gra drejt arritjes së kompetencave profesionale dhe personale të grave dhe vajzave, duke krijuar mundësi të integrimit në shoqëri përmes projekteve socio-ekonomike./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori