Samiti i ardhshëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tregu i përbashkët rajonal ishin temat e diskutimit në takimin që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe zëvendës ambasadorin Jan-Axel Voss.

Ata po ashtu biseduan për çështje të interesit dhe rëndësisë për të dy vendet, bashkëpunimin ekonomik bilateral dhe projektet e përbashkëta sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.


“U bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, me theks për Tregun e Përbashkët Rajonal”, thuhet në komunikatën për medie.

ZKP ZKM 18 8 2021 2

Kurti tha se shpresojmë në arritjen e marrëveshjeve në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal që trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet pjesëmarrëse dhe që nxisin zhvillimin dhe demokratizimin e rajonit e prej të cilave qytetarët janë përfituesit final.

ZKP ZKM 18 8 2021 4

Në takim u bisedua edhe për situatën e re me pandeminë COVID-19 pas përhapjes së variantit delta në vend dhe masat që qeveria po merr në përballjen me të.

ZKP ZKM 18 8 2021 3

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Rohde po ashtu diskutuan rreth samitit të ardhshëm në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian dhe pritjet e tyre nga ky samit që do të mbahet në tetor të këtij viti në Slloveni. /Telegrafi/