LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon ish të burgosurit politikë, evokuan edhe kujtimet për shokët e burgut

Kurti takon ish të burgosurit politikë, evokuan edhe kujtimet për shokët e burgut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim ish të burgosurit politikë të Kosovës, të cilët ishin mbajtur në burgjet serbe edhe gjatë luftës në Kosovë.

Në komunikatën nga ky takim, thuhet se duke kthyer në kujtesë periudhën e përbashkët të kaluar si të burgosur politik, në këtë bashkëbisedim u fol në veҫanti për torturat e tmerrshme dhe dhunën sistematike që ushtrohej në burgjet serbe ndaj të burgosurve politikë shqiptarë.

Rikujtuan ngjarjet e qershorit 1999, kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, dhe kur mbi dy mijë shqiptarë u transferuan në burgjet në Serbi.


Biseduan për këtë periudhë ndërmjet qershorit e korrikut 1999, kur konsideroheshin të zhdukur, pasi familjet e tyre nuk kishin asnjë informatë për vendndodhjen apo fatin e tyre.

Ish të burgosurit politikë evokuan edhe kujtimet për shokët e burgut të cilët nuk jetojnë më dhe për ata që nuk ishin në takimin e sotëm.

Në takimin e përbashkët me Drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, u diskutua edhe për përgjegjësinë institucionale e shoqërore për ruajtjen e memories kolektive dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës 1998-99, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të sistemit të drejtësisë, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori