LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

Kurti takohet me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika dhe përfaqësuesit e këtij këshilli.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, përfaqësuesit shqiptar nga Mali i Zi e njoftuan kryeministrin për objektivat e punës së këtij këshilli, në fushat të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët.

“Theksuan qëllimin për zhvillimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit të ndryshimit të strukturës etnike të popullsisë në zonat ku jeton popullata autoktone shqiptare. U bisedua për thellimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe avancimin e identitetit kulturor e gjuhësor.


U theksua nevoja për mbështetje nga Republika e Kosovës për çështje të arsimit në gjuhën shqipe në Malin e Zi, si dhe për realizimin e projekteve të ndryshme kulturore që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi: Smajl Maliq Çunmulaj, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar përfaqësues nga Malësia; Bujar Hasangjekaj, Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë; Ali Gjeçbritaj, mësimdhënës në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë, përfaqësues i Krajës dhe Tivarit; Ali Daci, mësimdhënës në shkollën fillore “Dacaj” në Rozhajë, përfaqësues nga Rozhaja; si dhe Ariana Zherka–Hoxha, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Hydajet Hyseni, kryesues i grupit të miqësisë me Malin e Zi, dhe Gani Krasniqi, kryesues i grupit të miqësisë me Shqipërinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori