Kurti sqarohet për propozimet dërguar ZRrE-së dhe kush përfiton nga subvencionimi i importit të rrymës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është sqaruar rreth propozimeve të dërguara nga ministritë e kabinetit të tij qeveritar dhe të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes për tarifat e reja në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Pas mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se këto propozime kanë trajtuar dimensionet e ndryshme, që sipas tij kanë qëllimin e njëjtë e të përbashkët për pragun e bllok tarifave sa më të favorshëm për qytetarët dhe buxhetin e shtetit.
Megjithatë, ai tha se këto komente kanë dallime, por nuk janë kundërthënëse.
“Është e vërtet se kemi pasur edhe komentet e ministrisë së Ekonomisë, edhe të Ministrisë së Financave, si dhe të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Këto komente kanë dallime, por nuk janë kundërthënëse. Andaj, unë jam I bindur që do t’i kontribuojnë të menduarit të ZRRE-së para vendimit të tyre. Ka përfunduar afati dje, tash neve na duhet të presim se çfarë do të thotë ZRRE-ja dhe sigurisht që do të mblidhemi edhe ne si qeveri që të shohim se si reflektohet kjo konkretisht për javët, muajt në vijim[…]Besoj që në këto momente kur e gjithë ZRRE-ja është duke i trajtuar komentet duke vlerësuar drejtësinë, duke parashikuar pasojat, duhet ta presim vendimin e tyre, por mund të themi që jam i gazuar që I kemi dhënë mjaftueshëm material për të menduar sa më mirë e sa më dobishëm”, theksoi Kurti.
Kryeministri sërish theksoi se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç shtrenjtimit të rrymës.
“Mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm që mos të ketë reduktime të energjisë elektrike, duhet të ketë ose subvencionim nga shteti siç kemi bërë deri më tash për shkak të importit të shtrenjtë të energjisë elektrike, ose shtrenjtim të energjisë elektrike, ose kombinim i të dyja këtyre. Subvencionimi i plotë nga shteti është barrë shumë e madhe, mirëpo edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike duke shndërruar shtetin spektator gjithashtu nuk është zgjidhje. Sa më shumë komente që dërgohen në ZRrE, besoj që do t’i kontribuojnë vendimit përfundimtar të tyre”, tha ai.
Në këtë konferencë për media, Kurti ka hequr të gjitha dilemat se nga subvencionimi i importit të energjisë elektrike nga shteti mund të përfitojnë kompanitë private në Kosovë, në këtë rast KESCO.
“KEK e ka të pashmangshëm bashkëpunimin me KESCO, por si do që të jetë edhe kur importon drejtpërdrejt KEK-u ose kur importon Kosova nëpërmjet KEK-ut që këtë e bën nëpërmjet KESCO-s, unë mund t’iu siguroj që nuk bëhet fjalë për përfitime private, meqenëse e gjithë kostoja e shtuar e importit të energjisë elektrike nuk lejojmë të kthehet në përfitim të askujt. Pra, kur humbet publiku nuk do të mund të fitojë privati tek ne. Pra, përfituesit e mëdhenj të kësaj krize energjetike janë tregtarët e energjisë në bursat ndërkombëtare energjetike”, theksoi ai.
Në mbledhje e sotme të qeverisë, janë emëruar anëtarët e bordit të Trepçës dhe KEK-ut, transmeton KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës