LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti në takim ambasadorin e Katarit, flasin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve

Kurti priti në takim ambasadorin e Katarit, flasin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e këtij vendi në ballafaqimin me pandeminë coronavirus.

Siç thuhet në një komunikatë për media, kryeministri Kurti e falënderoi shtetin e Katarit edhe për lehtësimin e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, për përkrahjen e deritanishme në anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare dhe bëri thirrje që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është vend i përshtatshëm dhe me potencial për investitorë të huaj, me stabilitet politik dhe një qeveri të fokusuar në drejtësi dhe zhvillim ekonomik.


Ndërsa, ambasadori Al-Marri shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Katarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori