Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se si subjekt socialdemokrat kanë qenë afër sindikatave, por që u shpreh se as sot e as dikur krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë.
Ai tha se ka pasur sindikalistë që gjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht por që kanë mbrojtur ndërmarrjet, punëtorët, derisa tha se ka sindikalist që në vitin 2017 në mes të fushatës zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in.
“Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojtur ndërmarrjet, i kanë mbrojtur vendet e punës, i kanë mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për atë gjë janë rrahur nga grupet e caktuar që kanë qenë në anën e privatizimit të egër dhe abuziv dhe këto po që janë elemente fashiste. Rrahja e sindikalistëve përgjatë privatizimit neoliberal është dukuri me elemente fashiste që nuk ka ndodhë vetëm te ne. Në anën tjetër keni sindikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017, midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in, pra nuk mund t’i fusim të gjithë kryesindikalistët e degëve të ndryshme në të njëjtin thes. Kemi pasur të tillë që kanë qenë punëtorë e kryepunëtor dhe i kanë mbrojtur punëtorët e ndërmarrjet dhe kemi pasur të tillë që kanë qenë elemente të pushtetit në radhët e punëtorëve. Gabim më të madh se sa të flasësh e t’i trajtosh njësoj këta nuk ka”, tha Kurti.
Ai u shpreh se sikurse në skenën politike në Kosovë që ka nevojë për ndryshime, ato duhet edhe në shumë sektor të tjerë. Gjendjen e keqe në arsim e në shëndetësi, Kurti i bëri fajtor edhe sindikatat.
“Sikurse në skenën politike në Kosovë që ka pasur nevojë për ndryshime, në shumë sektor të shoqërisë ka nevojë për ndryshime. Ta zëmë, gjendja e rëndë në arsim edhe në shëndetësi nuk është vetëm pasojë e aparteidit të viteve 90, nuk është vetëm pasojë e luftës, nuk është vetëm pasojë e keqqeverisjeve të mëhershme, por të pafajshme nuk janë as disa kryesindikalistë. Pra, edhe ata të cilët nuk flasin për të drejtat e punëtorëve, për kushtet e punës, qysh në shumë shkolla tona për dy dekada nuk ka pasur as sapun, e në anën tjetër vetëm të vijnë në shprehje me kërkesa për rritje të pagave, natyrisht që duhet t’i bëhet kritikë edhe atyre”, tha ai.
Atij i ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se është pikërisht kryeministri Kurti që sa ka qenë në opozitë është takuar me këto sindikata dhe iu ka premtuar përkrahje.
“Jeni zotuar se do t’i përkrahni sa keni qenë në opozitë dhe ndryshimi i kursit për mua është i befasishëm. Sa i përket aspektit se si sindikata duhet t’i trajtojnë çështjet e brendshme dhe t’i adresojnë ato besoj që janë çështje të debateve të tjera, sepse unë vet i përkas një sindikate të tillë të arsimit dhe besoj që ka diskutim tjetër për atë çështje… Rritjet enorme të çmimeve jo vetëm e prekin aspektin e sindikatave apo punëtorët në sektorin publik por të gjithë pa dallim, megjithëse më së shumti ndjehet tek ata sepse pagat në këtë sektor nuk janë rritur që nga 2016”, tha ajo.
Sërish i ka reaguar kryeministri Kurti, i cili tha se rritja e pagave nuk duhet të jetë as ndjekje e rritjes ekonomike, por duhet të jetë ndjekje e rritjes së produktivitetit brenda rritjes ekonomike. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori francez: Ishte i papritur vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar rezolutat e Ukrainës në OKB

Veliaj akuzon Dadon: Përndjekësi i familjes më ka ndaluar çdo takim, është vegël e Berishës

Në një vit ikin mbi 40 mijë shqiptarë, çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe