Kryeministri në detyrë i Kosovës, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka folur për shkaqet që çuan në rënien e qeverisë së tij vetëm pas 51 ditësh dhe ndikimin e të dërguarit të presidentit Trump, në dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti tha se Grenell kishte një qëndrim 100% me Beogradin për sa i përket taksës, ndërsa shtoi se kurrsesi qeveria e Kosovës nuk mund të hiqte dorë nga reciprociteti.
Fevziu: A ka patur dorë ambasadori Grenell në rrëzimin e qeverisë Kurti?
Kurti: Është e vërtetë që kam qenë në komunikim intensiv me të. Fillimisht Ambasadori Grenell ka patur qëndrimin që Kosova ta heqë taksën 100% dhe Serbia duhet ta pushojë fushatën e çnjohjes së Pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Më pas ai e braktisi këtë të dytën pas një udhëtimi në Boegrad, por së fundi u deklarua edhe kundër reciprocitetit ndaj Serbisë. Ky për mua ishte kulmi. Unë kam vazhduar të komunikoj me të në mënyrë konstruktive dhe pozitive, por nuk mund të pranoj që Kosova të mos ndërtojë marrëdhënie reciproke me Serbinë, kur dihet që reciprociteti është parimi i shëndoshë për marrëdhënie korrekte bilaterale dhe fqinjësore.
Fevziu: Mendoni që ky ka qenë qëndrim i ambasadorit Grenell apo qëndrim zyrtar i diplomacisë amerikane?
Kurti: Ambasadori Grenell është emisar i dërguar nga presidenti Trump dhe ai e kishte më të rëndësishme kohën e një marrëveshjeje Kosovë -Serbi se sa tekstin e asaj marrëveshjeje. Tash unë e kam të qartë se pas komunikimit tim me të, ai ka filluar që ta zhvendosë një lloj trysnie tek partneri im i koalicionit që fatkeqësisht e braktisi marrëveshjen tonë të aleancës.
Nuk duhet ta ngatërrojmë faktin se kur amerikanë na qasen në mënyrë bilaterale dhe kur vijnë si ndërmjetësues. Shumë prej zyrtarëve kanë dy kapele, nganjëherë kanë kapelën e vendit që na ka njohur dhe aty ne mund të krijojmë bashkëpunime të reja dhe të thellojmë ato ekzistueset, por ndonjëherë kanë kapelet e ndërmjetësuesit kur qarkullojë në linjën Prishtinë- Beograd.
Kur vijnë tek ne vijnë me kërkesat e Beogradit dhe kur shkojnë tek Beogradi shkojnë me kërkesat e Kosovës dhe duket që këtu ka një ngatërresë. Kur kemi të bëjmë me Ambasadorin Grenell ai vjen si emisar ndërmjetësues dhe atij i është dashur t’i thuhet qëndrimi i Kosovës që përfaqëson interesat tona. Edhe në vitin ‘99 edhe më 2008 kanë ardhur emisarë të ndryshëm. Në të dy rastet i kemi mbrojtur qëndrimet tona dhe ata kanë qenë nga diku nga mesi me tendencë pozitive. Ndërkaq në anën tjetër më duhet të them, që Ambasadori Grenell kishte një qëndrim 100% me Beogradin përsa i përket taksës 100% dhe ne nuk mund të bëjmë tjetër veçse ta prezantojmë dhe mbrojmë qëndrimin tonë se Serbisë mund t’i hiqet taksa, por ne nuk mund ta braktisim reciprocitetin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri