LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Prizren ofron mbështetje për bizneset

Kurti në Prizren ofron mbështetje për bizneset

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot disa pronarë të bizneseve në Prizren.

Kurti ka premtuar mbështetje për këto biznese, transmeton Telegrafi.

“Nga fabrikat Meka e Sofra e Hasit, te firmat Renelual Tahiri e Rizam Holding, nga prodhimet e produkteve të mishit dhe produkteve të brumit, te prodhimi i materialeve të betonit e objekteve banesore ndër të tjera”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Tutje, ai ka shkruar se “këto katër biznese të Sharrit e Prizrenit, i kanë mbi 290 punëtorë, shumë prej tyre gra. Qeveria jonë do t’i mbështesë gjithmonë bizneset që të rriten e zhvillohen, gjersa ato e rrisin punësimin dhe kontributin për shtetin”./Telegrafi/