Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori pjesë në hapjen e fabrikës së re të prodhimit të tubave metalike “Metal Kosova”. Sipas kreut qeveritar kjo është dëshmi që industria në Kosovë është duke u rritur.
“Metal Kosova” është dëshmi që industria në Kosovë është duke u rritur. Nëse shohim eksportet në Kosovë që janë dyfishuar në këto më pak se katër vjetët e fundit përveç teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, dallohen përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit dhe është interesante që edhe përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit, gjallojnë e lulëzojnë si askund tjetër në Kosovë pikërisht këtu në Ferizaj”, tha ai.
Sipas tij, biznese si këto që investojnë e riinvestojnë fitimin, te Qeveria ta kenë partnerin e përhershëm.
“Kush punon, fiton. E ata që e investojnë fitimin, fitojnë edhe më shumë. E ata që e rinvestojnë fitimin më të madh, fitojnë më së shumti. Ne jemi të interesuar krejt këto ndërmarrje, këtë industri që investon e riinveston, që e zgjeron biznesin e rrit numrin e të punësuarve, te Qeveria e Republikës së Kosovës ta kenë partnerin e përhershëm dhe jo vetëm Kosovën si treg të mallrave të tyre”, shtoi kreu qeveritar.
Kurti shprehu zotimin e gatishmërinë që t’i hapin tregje të reja “Metal Kosovës”, por gjithashtu edhe t’i ndihmojnë që numri i punëtorëve të rritet.
“Në mënyrë direkte përfitoni ju, në mënyrë indirekte përfiton edhe shteti sepse të gjithë ju jeni tatimpagues edhe si punëtorë, edhe si pronarë, dhe në këtë mënyrë rritet buxheti i Kosovës, i cili siç na e ka tregu së pari, ministri Murati, vitin e ardhshëm është 50 për qind më i madh sesa në vitin 2021”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri