LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në udhëtimin e saj drejt BE-së

Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në udhëtimin e saj drejt BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pati takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake,  Martin Schaller.

Sipas një njoftimi për media thuhet se ambasadori Weidinger e përgëzoi Kurtin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

Ai potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.


Siç thuhet tutje në njoftim ai veçoi fushën  e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndërkaq, Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për urimin, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori