LAJMI I FUNDIT:

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Morina i është kundërpërgjigjur kritikave të fundit të kryeministrit Albin Kurti për këtë institucion. Në një intervistë për Dukagjinin, Morina thotë se ata punojnë vazhdimisht e jo vetëm në përvjetorë masakrash.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duke ngritur kapacitetin edhe të hetimit edhe kushtet e të ardhurat e prokurorëve ka krijuar të gjitha mundësitë që kriminelët qoftë në prezencë qoftë në mungesë, të akuzohen, gjykohen e dënohen”.

Kjo është vetëm një nga herët e shpeshta që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e godet me kritika Prokurorinë e Shtetit, veçanërisht atë Speciale.


Këtë e bëri edhe në përkujtimin e masakrës në Nabërgjan të Pejës, ku para familjarëve u ankua se për këtë rast e shumë të tjerë nuk ka as dënime e madje as aktakuza të ngritura.

Kritikës së fundit të kryeministrit, i është kundërpërgjigjur, udhëheqësi i departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale.

Ilir Morina, megjithëse nuk dëshiron të lëshohet në koment se i quan politike ato, tregon se ata punojnë intensivisht për secilin rast.

“Ne punojmë për ditë, nuk është çështje që ne vetëm kur janë përvjetorët, ne duhet ta informojmë publikun. Nëse na përcillni ne punojmë vazhdimisht dhe kjo nuk ka të bëjë me pagën e prokurorëve, kjo është me vullnetin, me punën dhe profesionin që bëjmë ne që nuk është çështje e pagës prandaj nuk e di pse duhet të minimizohet i gjithë ky mund që po bëhet në këtë departament me një koment të atillë”, ka thënë Morina.

Pos, kësaj sipas shoqërisë civile, kritikat e pushtetit drejtuar Prokurorisë Speciale përbëjnë shkelje të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

“Në një shtet si Kosova që me Kushtetutë i ka pushtet e ndara, kryeministri deputetët, politikanët kur kritikojnë hapur institucionet e drejtësisë pa dyshim se kjo përbën shkelje e pavarësisë së këtyre institucioneve po edhe shkelje të vetë kushtetutës nga vetë kryeministri dhe të tjerët”, ka tënë Miftaraj.

Ndërkohë, nga Prokuroria Speciale thanë se së shpejti do të ngritet edhe një aktakuzë e re që ka të bëjë me krime lufte.

“Shumë shpejt presim dhe kemi një aktakuzë për një rast dhunimi dhe në momentin që aktakuza do të jetë gati edhe publku do të njoftohet”, ka shtuar Morina.

Morina ka folur edhe për numrin e vogël të prokurorëve në departamentin për krime të luftës që tha se vjen si rezultat i mosmiratimit të buxhetit që ata kërkojnë përmes KPK-së nga Qeveria.

Aktualisht, në Departamentin për krime luftë të Prokurorisë Speciale punojnë vetëm tre prokurorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori