Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë protesta këtë javë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit, derisa shton se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve.
Oponentët politikë të Kurtit, lirimin e masave e ndërlidhën me mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të organizojë protesta, pasi Gjykata Kushtetuese pritet këto ditë të marrë vendimin për dekretin e mandatarit të presidentit Thaçi, e sipas tyre do të jenë në favor të këtij të fundit.
Mirëpo, këtë lehtësim të masave, kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke folur për KosovaPress, ia atribuon menaxhimit të mirë të situatës me pandeminë që ka bërë qeveria e tij.
“Menaxhimi i drejt dhe i mirë i pandemisë ka krijuar kushtet për heqjen e disa prej masave. Për lirimin e qarkullimit dhe lëvizjes që kësaj radhe është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Pra qytetarët mund të lëvizin, kjo do të thotë që megjithatë duhet të mbajnë distancën fizike më së paku prej 2 metrave, të ruajnë higjienën personale dhe mos t’i praktikojnë vizitat familjare. Sa i përket organizimeve dhe protestave qytetare ato janë të qytetarëve dhe janë të drejta të tyre. Nuk kanë të bëjnë fare me vendimet e fundit”, u shpreh Kurti.
Shefi i ekzekutivit në detyrë thotë se Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur manualin dhe doracakun të situatave për largim të masave, por në mënyrë që mos të ketë rritje të përhapjes së COVID-19.
Sipas Kurtit, me shumë gjasë në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen edhe kopshtet e fëmijëve.
“Ka shumë gjasa që në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen kopshtet, çerdhet e fëmijëve. Mirëpo tash Ministria e Shëndetësisë është në përgatitje të manualeve, doracakut të situatave të tilla në mënyrë që edhe të bënë largimin e masave. E në anën tjetër gjithashtu të mos kemi ndonjë rritje të infeksioneve. Edhe për xhamitë, kishat të gjitha po përgatiten manuale të tilla në mënyrë që të drejtat që po krijohen për qytetarët, po kthehen për qytetarët, mos të rezultojnë me kthim të infeksioneve”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë