Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës së Bosnjës, në 25 vjetorin e saj ku tha se ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë më 10 dhe 11 korrik 1995, pasi ushtria Serbe e Bosnjës sulmoi Srebrenicën.
Ai theksoi se provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme të kësaj masakre.
Sipas tij, fatkeqësisht Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) e kualifikoi si gjenocid vetëm krimin që ka ndodhë në Srebrenicë e jo krimet që kanë ndodhë në tërë Bosnje dhe Hercegovinën (BeH), praktikisht duke konsideruar ‘gjenocidin komunal’.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Kurti:
“Provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme: mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra të varrosur për së gjalli, gra e burra të gjymtuar e të masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh që u detyrua të hajë mëlçinë e nipit të tij. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”.
Kjo është fjala e Fouad Riad – Gjyqtar në Tribunalin e Hagës me rastin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Mladic dhe Karadzic për Srebrenicën në nëntor 1995.
Sot bëhen 25 vite prej ditës kur ndodhi masakra që tronditi botën: gjenocidi në Srebrenicë. Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë më 10 dhe 11 korrik 1995, pasi Ushtria Serbe e Bosnjës sulmoi Srebrenicën.
Edhe pse më shumë se 7,000 trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar, sot e kësaj dite më shumë se 1,000 njerëz akoma mungojnë, dhe janë të paidentifikuar.
Bosnja përballet ende me një numër masiv rastesh të pazgjidhura për këtë masakër. Përballet me persona që e mohojnë ekzistimin e gjenocidit të kryer atje.
Por ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid. Jo vetëm sepse e ka parë gjithë bota, por këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND).
Fatkeqësisht, GjND e kualifikoi si gjenocid vetëm krimin që ka ndodhë në Srebrenicë e jo krimet që kanë ndodhë në tërë Bosnje dhe Hercegovinën (BeH), praktikisht duke konsideruar ‘gjenocidin komunal’. Të ekzekutuarit në Srebrenicë ishin nga e gjithë BeH sepse Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!
Nga Qendra për të Drejtën Humanitare e udhëhequr nga Natasa Kandic, e dimë se afër 4,000 oficerë të armatës jugosllave nga Serbia luftuan kundër boshnjakëve në BeH dhe janë paguar nga Serbia. Po ashtu i gjithë armatimi dhe uniformat iu shkonin nga Serbia. Prej 25,000 serbëve që u vranë në Bosnje, as 1/5 nuk ishin civilë. Serbia është përgjegjëse sepse në fund të fundit Marrëveshjen e Dejtonit e ka nënshkruar Presidenti i Serbisë Milosevic.
Prandaj, ende nuk ka drejtësi e paqe për Srebrenicën dhe BeH. Prandaj, kjo mizori peshon rëndë në ndërgjegjën ndërkombëtare edhe çerek shekulli më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri