48 baza operative ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe rreth kufirit me Kosovën, ishin vendosur menjëherë pas luftës, dhe vazhdojnë të jenë operative.
Këtë shqetësim ka vite që e ngrit kryeministri Kurti.
Saktësisht në kohën kur këto baza janë vendosur, ishte hequr zona 5 kilometërshe e sigurisë rreth kufirit me Kosovën.
23 vjet pas, kryeministri Albin Kurti nga NATO po kërkon rikthimin e zonës së sigurisë tokësore dhe ajrore.
Kurti thotë se brenda dy viteve Serbia e ka sjellë katër herë ushtrinë e saj rreth kufirin tonë.
Kërkesës së Kryeministrit i është përgjigjur misioni i KFOR-it, duke e refuzuar tërthorazi këtë ide.
Në përgjigjen dërguar TV Dukagjini, misioni i KFOR-it ka thënë se zona e sigurisë tokësore dhe ajrore është relaksuar plotësisht në vitin 2015.
Duke e theksuar se veprojnë në përputhje me rezolutën 1244, misioni i KFOR-it konstaton se forma se si funksionojnë tash është e duhura dhe nuk ka vend për ndryshime.
“Zona e sigurisë tokësore dhe ajrore, e krijuar përmes Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes Teknike Ushtarake të vitit 1999, u relaksua plotësisht në vitin 2015. KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël dhe monitoron nga afër situatën”.
“Ne vazhdojmë të përmbushim mandatit tonë nga Kombet e Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 – duke kontribuuar në një mjedis të sigurt, për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
“KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë. Gjithashtu, komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe shefin e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ky është çelësi për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR.
Ndonëse nuk ishte në dijeni për përgjigjen e KFOR-it, ish-ushtaraku Hysen Gecaj, ka vlerësuar se kërkesa e Kurti është pothuajse e parealizueshme, dhe se konsideron se është pjesë e fushatës paraelektorale me qëllim për të fituar vota.
“Kryeministri e di fare mirë se ky brez kufitar është problematik që të kthehet pasi që një herë bashkësia ndërkombëtare me një marrëveshje të sajën e kishte bërë, dhe jo me marrëveshje kosovare, e kishte bërë atë brez kufitar, ajo prap vendos krye në vete jo me kërkesa të Kryeministrit ose kujtdo qoftë nga Kosova”, ka thënë ushtaraku Hysen Gecaj./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri