LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Hekuran Murati, një ndër ekspertët më të mirë në fushën e financave, tash zyrtarisht është pjesë e VV-së

Kurti: Hekuran Murati, një ndër ekspertët më të mirë në fushën e financave, tash zyrtarisht është pjesë e VV-së

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Hekuran Murati.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Kurti ka thënë se Murati është një ndër ekspertët më të mirë në fushën e financave.

Kurti ka shtuar se aderimi i Hekuran Muratit në VV, i ka gëzuar shumë, duke shtuar se dija e tij do të jetë e domosdoshme për të hartuar një program konkret për një fitore, transmeton Telegrafi.


Njoftimi i plotë:

“Hekuran Murati, një ndër ekspertët më të mirë në fushën e financave, tash zyrtarisht është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Fakultetin e ka mbaruar më 2007 për Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Menjëherë ka vazhduar studimet master për Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen & University of North Carolina ëilmington.

Në Ministrinë e Financave ishte shef i divizionit të borxhit publik, pastaj konsulent në Bankën Botërore, ka punuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës, e shumë, e shumë vende të tjera. Është shumë i ri, por shumë i ditur. Këtë e tregon puna e madhe, përvoja e gjerë dhe performanca cilësore që e ka bërë. Këtë e dëshmon edhe aktivizmi i tij ndaj tri çështjeve të mëdha: Marrëveshja e dëmshme me Contour Global, skadimi i kontratës korruptive mes Telekomit dhe Z-Mobile, si dhe monopolin zhvatës në homologimin e veturave. Ka shkruar shumë për shumë tema në përgjithësi, e për këto të trija në veçanti. Në shumë debate është përplasur me eksponentët e pushtetit duke e mbrojtur të mirën e përgjithshme.

Hekurani na ka gëzuar fort në Lëvizjen VETËVENDOSJE! me aderimin e tij. Dija e tij do të jetë e domosdoshme për të hartuar një program konkret për një fitore të domosdoshme. Për një fitore që po e presin të gjithë qytetarët. E, Hekurani erdhi në momentin e duhur e më të nevojshëm për vendin tonë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori