LAJMI I FUNDIT:

Kurti emëron Nita Shala, zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë

Kurti emëron Nita Shala, zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Nita Shala, zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se Nita Shala është Doktor Shkencash në Drejtësi nga Graduate Institute – Geneva.

“Ka shkëlqyer gjatë studimeve themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës; në studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe në studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy. Nita Shala është avokate me eksperiencë profesionale në institucione ndërkombëtare. Punoi edhe në zyrën e OKB-së në Gjenevë, për ta këshilluar ambasadën e Republikës së Shqipërisë në proceset e Këshillit për të Drejtat e Njeriut; në zyrën e Prokurorit në Tribunalin e Hagës, e angazhuar në Prokurori kundër Vojislav Sheshel dhe kundër Vlastimir Xhorxhevic, dhe mbështetje ndërkombëtare në EURALIUS dhe PAMECA V në Shqipëri si ekspert ligjor i procesit të implementimit të Reformës dhe themelimit të institucioneve të reja në drejtësi. Nga viti 2018, punon në Katedrën Penale në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, në lëndët e drejta penale dhe e drejta penale ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se, Shala është themeluese dhe drejtuese e komunitetit Global Shapers të Forumit Ekonomik Botëror në Tiranë dhe kryesuese e komunitetit të Global Dignity në Shqipëri dhe Kosovë.

“Nita Shala ka eksperiencë profesionale dhe akademike në fushat e antikorrupsionit, reformës në drejtësi, dhe në të drejtat e njeriut. Nita si pjesë e Qeverisë, me njohuritë e saj teorike dhe praktike është shpresë për të shtyrë procesin e vetingut në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori