Rusët pohojnë se nuk kanë materiale sekrete kundër Donald Trumpit, dhe shtojnë se, në çdo rast, do të kishin qenë pak të dobishme, duke parë që mbështetësit e presidentit të zgjedhur kanë treguar se i falin çdo lloj mëkati.
Megjithatë askush nuk e mohon që, ajo e “kompromatit”, materiali kompromentues i mbledhur dhe përdorur për të shantazhuar kundërshtarët, është një traditë e vjetër që nuk “vdes” kollaj.
Që në kohët e Bashkimit Sovjetik, deri në zgjedhjet e fundit politike. Mikhail Kasyanov, ish Kryeministër, një prej drejtuesve të opozitës, ishte “punuar” tashmë nga armiq të panjohur.
Për të gjithë ai ishte prej kohësh “Misha 2 përqind”, një referim i rryshfeteve që kish marrë gjithmonë. Më pas, në prag të zgjedhjeve të vitit që kaloi, përfundoi në televizion një filmim i Kasyanovit (i martuar) në shtrat me një aktiviste të njohur të partisë së tij.
Vetë Vladimir Putini, që në atë kohë ishte agjent i KGB-së, në vitet tetëdhjetë merrej me kundërmasat ndaj disidentëve, “masat aktive”, si quheshin ato në shkollën e KGB-së të Yasenevos, në dyert e Moskës.
Në kujtimet e tij, presidenti nuk ka folur për kompromate, por për iniciativa për të dëmtuar manifestimet që organizoheshin në qytetin e tij të lindjes, Leningradin. “Nuk mundeshim t’i shpërndanim, kështu që organizonim në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, kundërmanifestime”, me punëtorë, kurora lulesh etj.
Operacionet kundër diplomatëve të huaj kanë qenë gjithmonë një specialitet i zyrave të specializuara të KGB-së (sot FSB).
Në vitet pesëdhjetë, për shembull, një ushtarak i ri britanik, John Vassall, zbuloi se i dashuri i tij ishte në të vërtetë një karrem i KGB-së. Dhe në vendin e tij, në atë kohë, homoseksualizmi ishte i ndaluar.
Operacione të ngjashme kanë goditur në vitin 2009 një tjetër diplomat britanik (në Internet u shfaq një filmim ku ai shfaqej bashkë me dy prostituta) dhe amerikanin Hatcher, i fiksuar edhe ai me një prostitutë.
Një tjetër veprim klasik i shërbimeve ruse është përdorimi i vajzave të paguara për të marrë pjesë në darka elegante. Por duhet thënë gjithashtu që shpesh herë, protagonistët e këtyre ngjarjeve, bien shpesh edhe vetë brenda. Prokurori i përgjithshëm Yurij Skuratov, që në vitin 1999 hetonte mbi tangentet e Kremlinit, u peshkua, për shembull, me dy vajza në saunën e një personi që ai po e hetonte./bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës