“Çdo herë kur të vjen një mysafir i pa ftuar, ti mendon mos u kthy….Shpresoj ende që ai mund të kthehet një ditë”,thotë Lutfije Ademi, e cila tash e 25 vjet kërkon vëllain e saj.
Tërë këto vjet ajo shoqërohet nga fotografia e tij, si nga të paktat kujtime, ndërkohë që kështu heq mallin për Adem Ademin.
Pranvera i kujton takimin, por edhe ditën kur për herë të fundit familjarët patën informacione për vendndodhjen e tij.
Që nga 19 prilli, gruaja nga Mitrovica jeton me shpresën se një ditë të paktën do të gjenden eshtrat e tij. Lutfija thotë për KosovaPress se është e pakënaqur me punën e institucioneve, derisa përmend edhe deklaratën për të zhdukurit, e cila mbeti vetëm në letër.
“Çdo herë kur të vjen një mysafir i pa ftuar, ti mendon mos u kthy….Shpresoj ende që ai mund të kthehet një ditë”,thotë Lutfije Ademi, e cila tash e 25 vjet kërkon vëllain e saj. Tërë këto vjet ajo shoqërohet nga fotografia e tij, si nga të paktat kujtime, ndërkohë që kështu heq mallin për Adem Ademin.
Pranvera i kujton takimin, por edhe ditën kur për herë të fundit familjarët patën informacione për vendndodhjen e tij. Që nga 19 prilli, gruaja nga Mitrovica jeton me shpresën se një ditë të paktën do të gjenden eshtrat e tij. Lutfija thotë për KosovaPress se është e pakënaqur me punën e institucioneve, derisa përmend edhe deklaratën për të zhdukurit, e cila mbeti vetëm në letër.
Sa herë flet për vëllain e saj, atëkohë rreth të 50-tave, e ka të pamundur që të mos lotojë.
“Çdo pranverë kujtojmë bombardimet, luftën, kujtojmë masakrat që ka bërë Serbia. I kujtojmë familjarët të cilët na mungojnë neve me vite të tëra. Qe 25 vjet unë e kam vëllain e zhdukur edhe s’dimë asgjë ende për fatin e tij. Meqenëse edhe 50 vjet po të kalojnë, nëse nuk gjendet, unë prapë do të shpresoj që ai është diku edhe nëse së paku se gjejmë të gjallë, të ja dimë varrin ku e ka.
Çdo festë që e kemi ne, e ka ditëlindjen, janë përvjetorët, të kemi ku ta qojmë një buqetë me lule, e pranverat janë shumë të rënda për familjarët, e sidomos për ata që ju mungojnë familjarët, e më të dashurit e tyre”, rrëfen ajo mes lotëve.
Takimi i fundit me mjekun i cili punonte në spitalin e Mitrovicës, ishte pak ditë para se të zhdukej. Ai u angazhua për mjekimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Më 19 prill bëhen 25 vjet që nuk dihet për fatin e tij. Se ai ka punuar në Spitalin e Mitrovicës si kirurg por pas largimeve edhe ai ka shërbyer si kirurg në Shalë të Bajgorës, ai ka qenë i pari prej mjekëve që ka propozuar për tu bërë një spital për ushtarët e UÇK-së në Shalë të Bajgorës. Edhe për çdo ditë ka shkuar atje në Shalë të Bajgorës deri në fshatin Smrekonicë, deri aty ka shkuar me veturën e tij, aty kanë zbritur ushtarët e kanë marrë dhe ka shkuar në Shalë të Bajgorës me ata ju ka shërbyer ushtarëve…. edhe prej 19 prillit më s’dihet asgjë për fatin e tij. Në grup me ta kanë qenë edhe 23 persona që na mungojnë edhe quhet ‘grupi intelektual’ i Mitrovicës në krye me doktor Adem Ademin”, shton ajo.
Në Serbinë jo, por Lutfija vazhdon të ketë shpresa tek ndërkombëtarët që një ditë do të ofrojnë informacione se ku ndodhet vëllai i saj. Ajo shton se për Kosovën është shumë edhe nëse nuk dihet fati i një personi.
“Nuk jam e kënaqur se derisa tash gjatë bisedimeve në Ohër ka qenë si pikë e parë që do të jetë për persona të pagjetur, këto janë të pagjetur, këta janë të kidnapuar me dhunë nuk mundemi të themi të zhdukur nga Serbia, janë të kidnapuar me dhunë. Mirëpo, tash po e shohim që ka rënë në pikën e shtatë për të pagjeturit, atëherë veç e shohim që ka filluar të zbehet. Sepse në fillim kemi pasur shpresa shumë edhe Serbia kurrë nuk do të jetë e gatshme për të hapur dokumentacionet”, shprehet ajo mes tjerash.
Përkundër pritjes së gjatë, në çdo thirrje shpreson se Ademi do të trokasë në derën e saj.
“Ne që 25 vjet jetojmë me shpresa, me ankth, kur do të vjen. Çdo herë kur të vjen një mysafir i pa ftuar, ti mendon mos u kthy. Shpreson ende që ai mund të kthehet një ditë. Kjo është jeta e familjarëve tonë… Kurrë nuk lodhem, lodhem me rastin që më ka ndodhur, sepse kisha pas dëshirë që të jetë edhe vëllai im si të tjerët që janë. Mirëpo duke e kërkuar asnjëherë nuk lodhem. Kurrë, asnjëherë. Edhe derisa ta kem frymën e fundit do ta kërkojë, nuk do të lodhem kurrë”, rrëfen ajo mes lotëve.
Një vit më parë, Kosova dhe Serbia u pajtuan për deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur. Deklarata e firmosur në Bruksel parasheh qasje të plotë në dokumente me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur.
Megjithatë, familjarët thonë se kjo gjë ka mbetur vetëm në letër.
“Po më duket që ndërkombëtarët po e përkëdhelin Serbinë. Sepse nëse nënshkruhet një dokument, gjithqysh është dashur që të aprovohet dhe të na shëndoshen edhe neve shpirtrat edhe me na lënë edhe neve të lirë të jetojmë dhe edhe ne të shijojmë lirinë e Kosovës. Mirëpo, ndërkombëtarët si duket e përkëdhelin në këso raste edhe na kemi shpresuar shumë. Mirëpo, gëzimi ynë është shumë i shkurtër, tamam folët diçka pozitive për njerëzit e pagjetur, na kaplojnë disa ndjenja të përziera si të gëzimit e shqetësimit, por kur në fund e sheh që nuk ka asgjë”, përfundon ajo.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë kërkesa për qasje në arkivat e brigadës 37 të ish-ushtrisë jugosllave, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje nga pala serbe.
“Siç parashihej qysh në Aneksin Zbatues të Marrëveshjes drejt Normalizimit (pra e njohur si Marrëveshja e Ohrit) e vetmja çështje e natyrës urgjente adresohej çështja e personave të zhdukur në kuptim të hyrjes në fuqi të ‘Deklaratës për Persona të Zhdukur’. Siç edhe ndodhi me datë 2 maj 2023.
Megjithatë edhe kjo Deklaratë apo respektimi i zotimeve që dalin nga kjo Deklaratë, ashtu si marrëveshjet paraprake, përfshirë edhe Deklaratën për Persona të Zhdukur nga Samiti Londrës (Korrik 2018) vazhdojnë të sfidohen në kuptim të implementimit për shkak të qasjes politizuese të Serbisë kundrejt edhe proceseve siç është procesi i ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur. Politizimi i këtij procesi siç e kemi theksuar edhe më parë është turpi i këtij shekulli, por fatkeqësisht pushteti aktual në Serbi dëshiron t’i ngjajë atij të kaluarit, duke mbajtur peng proceset për zbardhjen e fatit të të zhdukurve”, thotë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar.
Kërkesa për qasje në këto arkiva, Gara shton se janë adresuar edhe në takime të tjera.
“Përveç pjesës deklarative mbi një gatishmëri të mundshme, nuk është vepruar konkretisht nga pala serbe për përgjigje, të vetëdijshëm që derisa rrjedhja e lumenjve, minierat , liqenet, dhe asfaltimi tenton të mbuloj krimin atëherë deklaratat politike të tyre bëhen lojë fjalësh. Por siç e kemi theksuar në vazhdimësi, edhe nga përvoja gjatë këtyre viteve, fati i më të dashurve tanë nuk është çështje e mëshirës, dhe zgjidhja është e mundshme vetëm me rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë”, shton Gara.
Edhe kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, thotë se një vit më parë kanë shpresuar se me nënshkrimin e kësaj deklarate do të lëviz diçka në këtë drejtim.
“Kanë premtuar shumë që me atë nënshkrim do të bëhet diçka dhe është parë se nuk e kanë pasur serioz as atëherë e as tash, asnjë milimetër (atë deklaratë) nuk e kanë çuar përpara, asnjë hap përpara për shkak se politika është përzier dhe ajo që është nënshkruar se do të jetë çështje humanitare… Kemi pritur shumë dhe kemi qenë shumë të kënaqur sepse kemi parë që do të mundohen të bëjnë çka mund të bëjnë. E pse nuk e përdorin kurrë e asnjë hap përpara jo, vetëm ka stagnuar dhe është më keq që tri vjet nuk kanë mundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ta shtyrë këtë proces përpara”, deklaron Qerkinaj.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj konsideron se mbajtja e fshehtë e fatit të të pagjeturve është vazhdim i krimeve të luftës.
“Krimet e luftës, pasojat dhe detyrimet që ka shteti në raport me atë që ka ndodhur në luftë nuk është që kanë pasur prioritetin e duhur. Ajo që unë e kam deklaruar dhe në deklaratë publike që kam theksuar në çdo takim është që mbajtja e fshehtë e të dhënave për vendndodhjen e fatit të të pagjeturve është vazhdim i krimeve të luftës, sepse kështu e përcaktojnë edhe instrumentet ndërkombëtare që e obligon shtetin përkatës që të zbulojë ato të dhëna dhe kam kërkuar që institucionet ndërkombëtare, ato që janë palë që e ndihmojnë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe janë vendimmarrëse në procesin e integrimit të vendeve të Evropës, ku bën pjesë edhe Kosova dhe Serbia duhet të vendosin si parakusht të çdo faze tjetër të bisedimeve dhe integrimeve -zbardhjen e fatit të të pagjeturve, dorëzimin e dosjeve dhe informatave për vendndodhjen e tyre”, deklaron Qelaj për KosovaPress.
Lutfije Ademi, e cila deri në frymën e fundit pret ndonjë informatë për vëllain e saj, kërkon drejtësi dhe trysni ndaj ndërkombëtareve. Ajo u bën thirrje institucioneve për përkushtim ndaj çdo familje, e cila tash e 25 vjet nuk di asgjë për më të dashurit e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje