Është konsideruar si “pushteti i katërt” dhe mbrojtësi i qytetarit përballë tre pushteteve (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori), por gjithmonë nëse është gazetari e pavarur dhe jo e manipuluar. Interneti sot të njeh me gazetarë për të cilët mund të vihet dora në zjarr për paanshmërinë dhe sinqeritetin e tyre edhe pse të tillët numërohen me gishtat e dorës.
Por, kur nisi kriza e medias, kur u shndërrua shtypi në veglën e pushtetit dhe a ka pasur ndonjëherë shtyp të lirë?
Me një kërkim të thjesht në internet me fjalën kyçe “shtypi i lirë” është e pamundur të mos hasësh fjalimin e bujshëm të kryeredaktorit të “The New York Times”, i cili edhe pse daton një shekull më parë, është më aktual se kurrë.
Në vitin 1880, botuesi dhe kryeredaktori i “The New York Times”, John Swinton, ishte mysafir nderi në një banket të shtruar për shtypin. Kur iu desh të ngrinte një dolli për këtë rast, Swinton thuhet se mbajti një fjalim që i habiti të gjithë.
“Nuk ka shtyp të lirë në Amerikë. Ju dhe unë e dimë këtë. Askush nga ju nuk guxon të shkruajë mendimet e tij të sinqerta edhe nëse do ta dijë paraprakisht se nuk do të shfaqen asnjëherë në shtyp. Unë paguhem 150 dollarë në javë që t’i mbaj mendimet e mia të sinqerta larg nga puna dhe artikujt që shkruaj. Të tjerë nga ju paguhen afërisht njësoj për të njëjtat gjëra dhe në qoftë se një nga ju do të ishte aq i naiv sa të shkruante mendimet e veta, do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjetër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të sinqerta të pasqyroheshin në punën time, për 24 orë do të mbetesha i papunë.
Biznesi i gazetarit të Nju Jorkut është të shkatërrojë të vërtetën, të gënjejë hapur, të shtrembërojë, të fyejë, të shesë racën dhe vendin e tij për bukën e përditshme.
Ju e dini këtë dhe unë e di gjithashtu. Çfarë budallallëku është të ngresh dolli për një shtyp të pavarur. Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve që qëndrojnë pas perdes. Talentet tona, mundësitë tona dhe jetët tona janë të gjitha pronë e njerëzve të tjerë. Ne jemi prostituta intelektuale”.
Fjalë të ngjashme tha dhe Max Frankel, kryeredaktor i “The New York Times” nga viti 1986-1994, fitues i çmimit Pulitzer në 1973, mbi impaktin e spekulimit në gazetari pas daljes së tij në pension në 1994.
Në 2005 në “Konferencën për Reformën e Medias” shumë zëra denoncuan dorëzimin e gazetarisë pushtetit. Aty u dëgjuan fjali si këto: “Qytetarët trajtohen si konsumatorë, për të cilët ka shumë për t’u shitur dhe asgjë për t’u treguar” (Amy Godman, drejtore e programit “Democracy Now”); “Mediat e mëdha të komunikimit interpretojnë rolin e kullave të rojës të ngritura nga kompanitë e mëdha për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të nënshtruar shoqërinë” (Naomi Klein, gazetare dhe aktiviste antiglobalizmi). /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Askush nuk është i sigurt”, Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin – ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

“Hëna e përgjakur” shfaqet në qiell – publikohen imazhe spektakolare nga fenomeni që mahniti shikuesit

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës