LAJMI I FUNDIT:

Kur do ta marrë Maqedonia e Veriut datën për fillimin e bisedimeve me BE-në?

Kur do ta marrë Maqedonia e Veriut datën për fillimin e bisedimeve me BE-në?

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së sot pasdite në Luksemburg u dakorduan që vendet anëtare të BE-së do të bisedojnë më së voni deri në tetor të vitit 2019 për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ky version shënon ndryshime të vogla, si përshëndetja e Marrëveshjes së Prespës, ku insistuan mbështetësit e Maqedonisë së Veriut në Këshill, si element që vendos dallim të vogël në krahasim me konkluzionin për Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, vendet anëtare nuk arrijnë të dakordohen për datën e nisjes së bisedime dhe përsëri premtojnë se do ta bisedojnë këtë çështje deri në fund të këtij viti.


“Duke vërtetuar konkludimet nga 26 qershori i vitit 2018, Këshilli fuqishëm e përshëndet marrëveshjen historike të Prespës dhe e merr parasysh rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të vlerësimit pozitiv dhe progresit të bërë. Duke marrë parasysh kohën e kufizuar dhe rëndësinë e kësaj çështje, Këshilli do të hap këtë çështje jo më vonë se në tetor të vitit 2019”, shkruan versioni i fundit i konkluzionit për Maqedoninë e Veriut.

Me përjashtim të Marrëveshjes së Prespës, edhe konkludimi për Shqipërinë është gati i njëjtë ndërsa vendet e Evropës lindore janë angazhuar për hapjen e bisedimeve për të dy vendet pa asnjë anulim, por rezistenca e Francës, Gjermanisë dhe vendeve tjera mbetet e madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori