Fundi i verës nuk është gjithmonë i lehtë për fëmijët – por këtë vit kthimi në shkollë do të fillojë ndryshe, me shumë ngjyra, argëtim dhe përkujdesje.

Cineplexx organizon eventin BACK TO SCHOOL më 30 dhe 31 Gusht në kinemanë në Prishtinë dhe vetëm më 31 Gusht në kinemanë në Prizren.


PRISHTINË -  30 dhe 31 Gusht, duke filluar nga ora 12:00,

Ky aktivitet synon të sjellë gëzim dhe ndjenja pozitive për të vegjlit që po përgatiten për një vit të ri shkollor. Për dy ditë me radhë, fëmijët do të kenë mundësi të përfshihen në aktivitete të ndryshme kreative dhe argëtuese si:

Facepainting - një kënd me ngjyra e fantazi ku fëmijët mund të shndërrohen në karakteret e tyre të preferuar.

Maskota si Stitch dhe Angel - që do të jenë aty për të përqafuar, për të vallëzuar dhe për të dhuruar momente magjike.

Për çdo fëmijë që merr pjesë, do të shpërndahen orare shkollore falas, që të fillojnë vitin me organizim dhe buzëqeshje. Po ashtu, prindërit dhe fëmijët mund të zgjedhin një nga filmat më të dashur për të vegjlit:

- Stitch,

- Smurfs,

- The Bad Guys 2.

Me një çmim simbolik prej vetëm 2.80€ për biletën e fëmijëve deri në 14 vjeç.

Dhe si pjesë e kujdesit për shëndetin e fëmijëve, @bioticus_laboratori  ofron 20% zbritje për analiza laboratorike për fëmijë me biletë të cilitdo nga këta filma.

PRIZREN - 31 Gusht, duke filluar nga ora 15:00

Në Cineplexx Prizren atmosfera do të jetë po ashtu festive, me aktivitete të përzgjedhura për fëmijët:

Facepainting – për të kthyer fytyrat e vogla në kryevepra të vogla arti.

Maskota Smurf – i dashur, i njohur dhe gjithmonë gati për argëtim.

Orare shkollore falas për çdo fëmijë pjesëmarrës - sepse çdo fillim duhet të jetë i mbarë.

Edhe në Prizren fëmijët mund të zgjedhin filmin që dëshirojnë:

- Stitch

- Smurfs

- The Bad Guys 2

Çmimi i biletës për fëmijë deri në 14 vjeç: vetëm 2.50€

Ky event nuk është vetëm argëtim, është një mënyrë për t’i dhënë fëmijëve motivim, energji pozitive, një kujtim të bukur për të nisur një vit të ri shkollor dhe një përkujtim se kujdesi për fëmijët fillon me vëmendje, dashuri dhe mbështetje.

Ju mirëpresim me zemër të hapur. Mos mungoni !