Amy dhe Brad Hamer ishin shumë të lumtur pasi zbuluan se së shpejti do t’u vinte në jetë një vajzë – derisa iu ndodhi diçka e papritur.
“Kjo është shenja juaj për të mos bërë një zbulim të gjinisë brenda shtëpisë tuaj”, paralajmëroi Amy, 31 vjeç, në një postim në TikTok.
Klipi kaotik shfaqi të dashurit e entuziazmuar duke ndezur një bombë tymi përpara një dhome plot me të afërm dhe miq, përcjell Telegrafi.
Sapo bomba “shpërthen”, tymi i saj bëhet ose rozë ose i kaltër.
Por pasi u pa ngjyra rozë, gjërat filluan të shkonin keq.
@amyhamer_ Read the instructions 😬 @A.Rayner #genderreveal #dryicegenderreveal #genderrevealparty #fyp ♬ original sound – Amy Hamer
Pjesëmarrësit në festë bërtisnin ndërsa tymi vetëm zgjerohej në të gjithë shtëpinë duke i bërë të gjithë të kolliten.
Në fund të klipit, duket se ata kanë dalë jasht, pasi ka qenë e pamundur të qëndrojnë brenda nga tymi i madh. /Telegrafi/