Tema nuk ka të bëjë me politikë. Kjo shtazë nuk është shtazë politike. Duket thjesht si një ujk plak, i lodhur, i kapur në vepër. Por, në prag të zgjedhjeve krejt kjo merr ngjyrime politike. Por të shkojmë me radhë.
Thuhet se haxhiu nga Shkupi e kapi ujkun me dorë, të gjallë. Kjo ndodhi këto ditë, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në republikën me shumë telashe, vendore dhe ndërkombëtare, të Maqedonisë. Me gjithë këtë mbikëqyrje ndërkombëtare dhe me mediat e sotme virtuale, ky lajm nuk mund të kalonte pa bujën që e bëri, pra lajmi e mori dheun. Kudo ku ka shqiptarë u ndien krenarë dhe intimisht e dëshiruan që krejt kjo, pasi ndodhi në një kohë ende epike, të bëhet edhe simbol i politikës së re shqiptare në këtë vend. Të kapet ujku i gjallë, dhe të dërgohet në prokurori speciale dhe të i numërohen të gjitha krimet një nga një, ëndërrojnë ata.
Por, kjo nuk ka të bëjë me politikë. Pra ai e kapi ujkun, të gjallë. E kapi në vepër me një fjalë, dhe jo vetëm kaq por edhe bëri foto me të. Haxhiu dukej serioz në foto, vetëm sytë i qeshin me krenari, por edhe ujku duket serioz sa thua se është lindur para kamerave.
Nejse, hiq kapelën prej haxhiu, që mund të marrë edhe konotacione të papërshtatshme ideologjike dhe politike, gjithçka dukej “ok”, pra haxhiu dukej në foto pikërisht ashtu siç e do rasti kur ke kapur për veshësh një ujk, e besa edhe ujku sikur e kishte të qartë seriozitetin e situatës. Ndoshta, ekspertët e fushatave edhe mund të i rekomandonin ujkut, se me këtë rast do të i shkonte një buzëqesh(t)je prej fajtori të kapur në vepër, por jo. As e rekomanduan, as buzëqeshja nuk dukej në fytyrën e ujkut. Ai kishte në “fytyrë”, për aq sa mund të thuhet për një ujk se ka fytyrë, pra kishte veç një ngërdheshje rasti.
Për aq sa mund të kuptohet , bazuar në psikologjinë e ujqërve, këtyre shtazëve krejtësisht jopolitike dhe të cilat me pa të drejtë i përflasin politikisht, ai nuk duket se ndihet fajtorë për asgjë, përpos ndoshta se ka lejuar të kapet. Ndihet thjesht një ujk i pa aftë. Një ujk për pension. Krejt kjo natyrisht nuk e ulë trimërinë e haxhiut, se megjithatë … ujk bre!
Sidoqoftë, në këtë kohë debatesh, mund të bisedohet pak edhe për arsyet e Haxhiut, apo përse ai vendosi të kapë pikërisht një ujk, dhe atë pikërisht në pronën e tij. Në botën bashkëkohore, kanë ndryshuar konceptet edhe për ujqit, dhe qysh e dini edhe ujqit kanë të drejtat e tyre. Duhet ruajtur llojet. Ka ujq të murrmë, të zi, veç për ujq të larmë nuk është folur asnjëherë. Të gjithë ujqit kanë një qime. Pra, duhet ruajtur lloji i ujqërve, ndërkohë që dele ka mjaftë. Baraspeshë, vëlla.
Edhe Haxhiu ndoshta e ka të qartë idenë, e ndoshta edhe do të votonte për të sikur ujku të kishte hyrë në ahurin e fqinjit të tij, por jo, ai kishte prerë pikërisht bagëtinë e tij. Kjo e bënë dallimin edhe te kutitë e votimit e lëre më kur është çështje e drejtpërdrejtë jete a vdekjeje. Duhet mbrojtur delet, thotë Haxhiu. Duhet mbrojtur llojet e rrezikuara thotë politika, shteti!
Pra, arsyeja të cilën e specifikojnë portalet, se përse Haxhiu e kapi ujkun, edhe atë të gjallë, duket krejtësisht banale dhe nuk ka të bëjë aspak me çështje të mëdha, me ideale kombëtare apo qytetare, aq më tepër tash kur liderët veç kanë nisur të recitojnë poezi dhe të i flasin fshatarëve për luftën, për rreziqet. Ujku, të cilin si e pamë në foto, dhe sipas deklarimeve të haxhiut, paska bërë krime më të vogla, paska bërë dëme në bagëtitë e tij dhe ai pa u konsultuar fare me politikën e paska kapur atë. Nuk bënë haxhi, nuk bënë! Qenke ngutur, or burrë.
Pavarësisht deklaratave të vet autorit , apo edhe komentuesve të rastit, situata duket se ka pasur pak a shumë këtë rrjedhë. Kështu haxhiu, pasi ta ketë falur sabahun, do të i ketë zënë pritë ujkut, të cilin e përcolli gjatë, sapo e kuptoi se pikërisht ishte ai i cili i mori nga bagëtitë e tij. Tash, nga “rroba” edhe mund të ketë gabuar, se mund të ketë qenë ndonjë tjetër, por ai e kapi pikërisht atë. Kjo mund të jetë problematike nëse shteti i jep një avokat pa pagesë ujkut dhe ai e dëshmon se ky nuk ishte pikërisht ujku që i kishte prerë bagëtinë. Do të pyesin edhe mediat: ju duket aq agresiv ky ujk, do të pyesin ato?
Mund të jetë me problem edhe fakti se krejt kjo mund të ketë ndodhur pikërisht pasi haxhiu ta ketë falur sabahun, dhe kjo mund të vej në dyshim edhe motivet e tij…pra telash, haxhi, telash!
Pra, nuk është se nuk na nxori telashe, politike dhe morale. Nuk është krejt e qartë se çfarë do të bëjë me të, ku po e dërgon ujkun e kapur , i cili dorën në zemër nuk duket edhe aq agresiv, tash kur po e shohim edhe përmes prizmit politik. Ndërkohë që ujku edhe mund të i ketë kuptuar gabimet e veta. Ku po e dërgon ujkun o haxhi? Në prokurori, në burg drejtpërdrejtë apo në parlament, për deputet? Në prokurori speciale, mos e dërgo fare, or burrë, se gjykata nuk është (ende) speciale, dhe e liron. Ajo ka mbetur ende ajo që ishte, pra e zakonshme.
Duhet të këshillohesh me dikë, se nuk bënë. Pasi e ke kapur të gjallë, dhe ke bërë foto me të, nuk e ekzekuton dot, se ka ligje. Edhe ujku ka të drejtë për jetë dhe për avokat dhe ti je ai që duhet të dëshmosh fajin si e do rendi, me foto e me dëshmitarë të (pa)mbrojtur. Duhen edhe para, për të dënuar, ujkun, haxhi!
Çka me të thanë more haxhi ? Nuk është lehtë të jesh edhe analist. Kam menduar se ajo e moçmja për arushën, vlen veç për arusha, por jo. Po e lëshoj, por nuk po më lëshon, do të thuash? Është harxhuar si batutë, haxhi. Mendo diçka tjetër. Kryesoja e ke kuptuar se sot edhe ujkun me kapë të gjallë, të qet në bela.
Ne në Prishtinë, as qenët endacak nuk i vrasim dot, madje as pasi na e hëngrën një pensionist, as pasi në një komunë fqinje e hëngrën edhe një fëmijë. Ishte nga komunitetet or vëlla, dhe politika e bëri të madhe, se përndryshe nuk do të përmendej mbase, po të kishte qenë nga komuniteti shumicë.
Tash, ti ke hallin tënd e unë po të flas për qenët endacak të Prishtinës. A ma dëgjon një fjalë or burrë? Thjesht, bëje një iniciativë qytetare dhe kandidoje ujkun për deputet! E votojnë vëlla, e votojnë, as mos dysho. Jemi mësuar të votojmë ujqit …!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!