LAJMI I FUNDIT:

Kur do të vijë iPhone 6s dhe 6s Plus në Kosovë?

Kur do të vijë iPhone 6s dhe 6s Plus në Kosovë?

Telefoni më i famshëm në botë nga Apple – iPhone erdhi në versionin e tij më të ri sot.

Më 9 janar 2007, Steve Jobs e kishte prezantuar modelin e parë të iPhone para botës, duke e cilësuar atë si një produkt revolucionar i cili do ta ndryshojë botën. Në fakt, edhe ka ndodhur kështu.

Edhe në Kosovë, telefoni i Apple është pajisja më e preferuar mobile për kosovarët të cilët nuk presin shumë që të pajisen me telefonin më të ri nga Apple, sa herë që i njëjti del në versionin e ri.

Por kësaj here kush do të jetë i pari që do ta sjell atë në Kosovë? Ajo që dihet është se rruga zyrtare përmes të cilit iPhone vjen në Kosovë është përmes operatorit mobil IPKO, i cili pati njoftuar se ka arritur marrëveshje zyrtare me Apple për ekskluzivitetin e iPhone.


Por gjithashtu dihet se përpara se arritja e iPhone në tregun tonë të bëhet në rrugë zyrtare, entuziastët e shumtë të tij do ta sjellin atë në forma të ndryshme, çoftë direkt përmes SHBA-ve apo pas arritjes së iPhone 6s në Evropë.

Të gjithë ju që keni menduar të kaloni në iPhone 6s: pritjes suaj i erdhi fundi – sepse iPhone 6s dhe 6S Plus së shpejti do të jetë edhe në Kosovë.