Trupi gjykues përjashtoi avokatin e të akuzuarit Granit Elshani, Ndrecë Dodaj, nga çështja penale me arsyetimin se i njëjti gjatë viteve 2004 – 2010 ka ushtruar detyrën e prokurorit dhe ka trajtuar një rast të konfliktit mes familjeve Kelmendi dhe Elshani.
Ai kishte ngritur aktakuzë kundër disa anëtarëve të familjes Kelmendi.
Prokurori i EULEX-it, Andrew Hughes, konsideroi se në rast të mospërjashtimit të mbrojtësit Dodaj nga kjo çështje penale do të kishte konflikt interesi.
“Duke pasur parasysh se aktakuza e ngritur nga Prokuroria e EULEX-it dhe ajo e ngritur nga ish-prokurori Ndrecë Dodaj janë shumë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe pasi që njëri prej dëshmitarëve kryesor, Xhevdet Kelmendi, ka qenë subjekt i aktakuzës së dorëzuar e po ashtu edhe i ndjeri Valdet Kelmendi, i cili në rastin tonë është i dëmtuar, si dhe duke pasur parasysh që mbrojtësi Dodaj ishte i përfshire në një rast të vrasjes së mëhershme në cilësinë e prokurorit, konsideroj që me shumë mundësi do të kishim konflikt interesi”, tha prokurori Hughes.
Avokati Dodaj konsideroi se nuk ekziston ndonjë konflikt interesi në rastin në fjalë dhe se do të parashtrojë ankesë kundër vendimit mbi përjashtimin e tij.
“Jam në dijeni për ekzistimin e mundshëm të konfliktit të interesit në ketë çështje penale mirëpo dua të theksoj se në rastin konkret kemi të bëjmë me një çështje krejt tjetër penale dhe nuk ka të bëjë asgjë me çështjen e cila po shqyrtohet sot. Unë iu kam referuar edhe dispozitave ligjore kur kam vendos të kyçem si mbrojtës në ketë çështje dhe pasi që kam interpretuar dispozitat ligjore në rastin konkret kam parë që kemi të bëjmë me dy çështje të ndryshme penale sepse të pandehur kanë qene persona të tjerë për një vepër tjetër si dhe viktimë ka qenë krejt dikush tjetër në atë rast. Po ashtu, do të parashtroj ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtine me qëllim që të bindem se a ka konflikt interesi”, tha Dodaj.
Granit Elshani po akuzohet nga Prokuroria e EULEX-it për vrasje të rëndë, tri tentim vrasje të rënda, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Në aktakuzë thuhet se Graniti i takon familjes Elshani nga Ozdrimi i Pejës, e cila ka qenë në gjakmarrje me familjen Kelmendi që nga viti 2000.
Siç e përshkruan prokurori, në konfliktin mes këtyre dy familjeve kanë ndodhur 29 sulme, të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë – 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi, tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.
Gjatë incidenteve, siç përshkruan prokurori, janë plagosur 38 persona, prej të cilëve pesëmbëdhjetë nga familja Kelmendi, shtatë nga familja Elshani dhe 16 viktima të rastit. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit