LAJMI I FUNDIT:

Kulla 400-vjeçare e Ngujimit në Theth, tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj

Kulla 400-vjeçare e Ngujimit në Theth, tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj

Ecja nga Valbonë në Theth në Alpet shqiptare është absolutisht mahnitëse dhe e vlefshme për ata që duan të shijojnë udhëtimet e gjata më këmbë (trekking), sipas një artikulli të botuar në “Atlas Obscura”.

Nga qyteti verior i Shkodrës, rruga me minibus për në Komani zgjat rreth 90 minuta.

Një shëtitje e bukur me traget përgjatë liqenit blu-jeshile të Komanit do t’ju sjellë në Fierzë, ku mund të kapni një minibus tjetër për në Valbonë, rruga zgjat rreth një orë.


Qëndroni gjatë natës në një nga bujtinat e këndshme të fshatit dhe bëni rrugën drejt shtegut në mëngjes herët. Ecja në Theth është 17.2 km, pika më e lartë është 1800 m, dhe zgjat rreth 6 ose 7 orë për të përfunduar.

Kulla e Ngujimit ndodhet jo shumë larg rrugës kryesore në Theth, përtej kompleksit të bujtinave. Nuk ka orë të caktuara të hapjes, por vendasit në një nga shtëpitë fqinje e hapin kullën sipas kërkesave.

Kulla e Ngujimit në Theth

Dikur një strehë e sigurt për vendasit e përfshirë në gjakmarrje, kjo kullë e fortifikuar 400-vjeçare tani është një muze që tregon se si ishte jeta për ata që rrinin në pritë brenda mureve të saj.

Shqiptaret e Veriut dikur kanë jetuyar sipas kodit të tyre fisnor, sipas Kanunit, një grup ligjesh zakonore të vendosura nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, një fisnik i shekullit të 15-të.

Në mesin e 1262 neneve të tij, Kanuni ka lejuar gjakmarrjen, në të cilën një person ka të drejtën e vrasjes si ndëshkim për vrasjen ose çnderimin e një anëtari të familjes në emër të drejtësisë.

Nuk ka qenë e pazakontë që këto grindje të zgjasnin për vite, duke përfshirë disa breza dhe duke rezultuar në vdekjen e shumë burrave dhe ndonjëherë edhe grave dhe fëmijëve si dëm kolateral nga të dyja anët.

Përtej mesjetës, ligji i Kanunit ka vazhduar në disa pjesë të Shqipërisë, pavarësisht se është shpallur i jashtëligjshëm nga diktatori komunist Enver Hoxha.

Deri më sot, gjakmarrjet thuhet se ekzistojnë ende, ku disa individë izolohen në shtëpi në fshatrat e tyre, duke jetuar me frikën e vazhdueshme të hakmarrjes eventuale nga një familje e përbuzur shumë kohë më parë, nga një prej paraardhësve të tyre.

Gjatë grindjeve, anëtarët meshkuj të familjes janë kufizuar në kulla, për t’i dhënë vetes një avantazh mbrojtës ndaj klanit kundërshtar. Burrat do të qëndronin aty, derisa të përfundonte grindja, domethënë derisa të vriteshin të gjithë meshkujt që përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, ose derisa të arrihej pajtimi, ndoshta me ndihmën e një këshilli pleqsh./Atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori