LAJMI I FUNDIT:

Kukan: Platforma e Ramës për partitë shqiptare në Maqedoni është e papranueshme për BE-në

Kukan: Platforma e Ramës për partitë shqiptare në Maqedoni është e papranueshme për BE-në

Eurodeputeti dhe ish ministri për punë të jashtme i Sllovakisë, Eduard Kukan, ka reaguar ashpër për të ashtuquajturën platforma shqiptare e partive që i prezantojnë votuesit shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë, e cila sipas tij platformë e përgatitur nga kryeministri i shtetit fqinjë, Edi Rama, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kukan porosit se platforma e këtillë është plotësisht e papranueshme për të, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.

‘Shqipëria gjithnjë ka pasur rezultatet të mira në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe ajo vlerësohet, por tani do të ndalem këtu. Aktivitetet e kryeministrit shqiptar pas zgjedhjeve në Maqedoni, për mua janë plotësisht të papranueshme, plotësisht të papranueshme! Të thirren partitë politike shqiptare nga Maqedoni dhe të debatohet platforma e tyre dhe se çka duhet të bëjnë kur do të kthehen në vendin e tyre, mendoj se vërtetë është e tepruar. Jam i befasuar në atë se askush nuk e përmend publikisht, por e di se do të shkaktojë shumë kritika. Ajo është mënyra në të cilën bëhen punët’, ka theksuar Kukan për korrespondentin e AIM në Bruksel.


Në të njëjtë kohë, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, në mbledhjen e ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ende heshtin për të ashtuquajturën platformën shqiptare në Maqedoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori