Kuka: Ferizaj nuk po njeh kundërshtar

Bazuar në statistikat e kësaj skuadre shihet qartë se Ferizaj është pretendenti kryesor për t’u rikthyer në Superligë. Sulmuesi i kësaj skuadre Enis Kuka, ka thënë se ekipi i tij do të vazhdojë më këtë ecuri të rezultateve pozitive edhe në xhirot e ardhshme.
“Momentalisht skuadra jonë nuk po njeh asnjë kundërshtar. Jemi të përqendruar të gjithë në arritjen e rezultateve sa më të mira, e fatmirësisht deri tani nuk kemi dështuar. Disiplina, konkurrenca e madh në ekip, puna e palodhshme e shtabit teknik, angazhimi i madh i futbollistëve dhe aplikimi i lojës kolektive, kanë ndikuar që Ferizaj të tregohet i suksesshëm këtë edicion.
Kemi një skuadër të bashkuar e cila po punon për një synim të vetëm, kthimin në ligën elitare, e bazuar në këtë formë të shfaqur deri tani, besoj që ky qëllim do të arrihet”, ka thënë për KosovaLive, sulmuesi Kuka.
Ferizaj deri më tani ka arritur t’i fitoi të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri tani, duke mos u mposhtur asnjëherë, derisa në javën e shtatë ky ekip do të takohet me skuadrën e Vitisë.



















































