LAJMI I FUNDIT:

Kuka: Definoni sportistët me vlerë

Kuka: Definoni sportistët me vlerë

Driton Kuka ka ngritur zërin rreth definimit të sportistëve në shtetin e Kosovës.

Trajneri më i suksesshëm kosovar i Xhudos, ka shprehur brengën e tij për këtë gjë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Kuka ka përmendur rastin kur Nora Gjakova fitoi medaljen në olimpiadën evropiane.

Ai ka thënë se është në pritje për tu definuar sportist me vlerë në vendin tonë.


“E gjithë Kosova u gëzua kur Nora Gjakova e mbrojti nderin e shtetit – medalja e vetme në Olimpiadën Evropiane.

Por, ajo ende s’është e kategorizuar si Sportiste Kulminante. Po presim të definohet kush është sportist me vlerë në shtetin tonë, po presim të kryhet kategorizimi, por deri kur!?”, ka shkruar trajneri më i suksesshëm kosovar në llogarinë e tij në “Facebook”, i cili e shprehu brengën e tij. /Telegrafi/