Në nderim të rënies së dëshmorëve Kemal Thaçi e Ekrem Gudaqi, si dhe dëshmorëve tjerë të rënë më 21 maj 1999 në komunën e Kaçanikut, sot është mbajtur akademi përkujtimore.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se pas dy dekadave, kërkojnë drejtësi për të gjithë dëshmorët e rënë.
“Sot po na bashkon edhe një 20 vjetor, përvjetor malli dhe krenarie për veprën dhe sakrificën, për lirinë e vendit. Me dhembje të madhe kujtojmë figurat emblematike të Thaçit e Gudaqit. Ata vulosën me gjakun e tyre, lirinë e brezave. Po në këtë ditë të pranverës së përgjakur, dora e armikut ishte e pamëshirshme. E 20 vite pas çka na mbetet është të kërkojmë drejtësi. Në këto qaste të dhembjes jemi krenar për historinë tonë. Në themelet e saj janë dëshmorët e martirët”, tha Ilazi.
Veterani dhe mjeku i luftës, Bejtush Jaha në këtë akademi përkujtimore, ka kujtuar 21 majin e vitit 1999, duke thënë se kjo masakër tregon barbarinë serbe.
” Vendosja e njësive të UÇK-së në këto fshatra kishte përgjegjësi të madhe në mënyrë që të mbrohet popullata civile. Me 21 maj 1999, ndihet një qetësi para stuhisë, në orën 6 forcat serbe ndërmorën një sulm. Edhe pas granatimeve, njësitet e UÇK-së arritën të përballojnë. Kjo masakër tregon qyqarinë dhe barbarinë serbe. Nga pamundësia për t’u përballur me forcat serbe, ata dëshmuan barbarinë e tyre. Stagova e Agim Bajramit u djeg dhe persekutua, por nuk ka asgjë më me vlerë dhe më afër Zotit se sa të jesh afër popullit”, tha ai.
Në emër te organizatave të dala nga lufta, dega në Kaçanik, Hajrush Kurtaj tha se duke kujtuar këtë 20 vjetor, kujtohet qëndresa e popullit të Kosovës, e po ashtu edhe sakrifica e heroizmi i martirëve të rënë për liri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova