Shumica e njerëzve zakonisht e përkufizojnë kafenë si një eliksir shëndetësor. Kjo vërtetohet pjesërisht nga hulumtime të caktuara. Është përcaktuar që kafeja mund të ndihmojë me disa kushte, dhe ata shpesh tregojnë se gjithashtu ka një efekt në humbjen e peshës.
Sidoqoftë, kafeja mund të ketë një efekt më negativ sesa pozitiv mbi njerëz të caktuar. Ekspertët kanë treguar se për cilët njerëz do të ishte më mirë të anashkalonin pirjen e kafesë.
Njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar
“Kafeina mund të përshpejtojë funksionimin e zorrëve, duke përfshirë një shans në rritje të diarresë, një simptomë kryesore e sindromës së zorrës së irrituar”, tha Angel C. Planels, një dietolog dhe zëdhënës i Akademisë së Ushqimit dhe Dietologjisë në Seattle.
“Pra, nëse keni sindromë të zorrëve të irritueshme, rekomandohet të kufizoni ose shmangni pijet me kafeinë”, përfundoi Planels.
Gratë shtatzëna
“Kolegji Amerikan i Gjinekologjisë rekomandon që gratë shtatzëna të kufizojnë konsumin e tyre të kafeinës në 200 miligramë, që është dy filxhanë kafe në ditë, për të zvogëluar rrezikun e abortit, lindjes së parakohshme dhe peshës së ulët të lindjes”, tha Heikinen.
Një përmbledhje për vitin 2020, botuar në British Journal of Medicine, arriti në përfundimin se nuk ka dozë të sigurt të kafeinës gjatë shtatzënësisë. “Gratë shtatzëna duhet të diskutojnë marrjen e kafeinës me mjekun e tyre.”
Ushqyerja me gji
“Meqenëse kafeina është një stimuluese dhe diuretike, një nënë që ushqen me gji dhe konsumon kafeinë mund të jetë në rrezik të dehidrimit,” tha Planels.
“Shoqata Amerikane e Shtatzënisë sugjeron që të shmanget kafeina sa më shumë që të jetë e mundur gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji”.
Njerëzit me sëmundje të zemrës
“Për shkak se kafeina nga kafeja mund të shkaktojë një rritje të përkohshme të presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës, është e rëndësishme për cilindo që ka probleme me zemrën të flasë me mjekun e tij se sa e sigurt është të konsumojë kafe”, tha dietologia Kelly McGrain, sipas Eat This, Not That .
Personat me çrregullime të gjumit
“Është e kuptueshme të kërkosh një filxhan kafe ose më shumë pas një nate pa gjumë, por zakoni juaj për të pirë kafe mund të zgjasë problemin e gjumit të dobët dhe lodhjes”, tha Heikinen. Edhe nëse mendoni se kafeja e pasdites nuk ndikon në gjumin tuaj, duhet të dini se mund të dëmtojë cilësinë e gjumit. Shmangni kafeinën të paktën gjashtë orë para gjumit, shkruan KP.
Ankth dhe sulme paniku
“Kafeina është një stimulues që mund të bëjë që ankthi të përkeqësohet te disa njerëz”, tha McGrain. “Nëse përjetoni rregullisht sulme ankthi ose paniku, mund të dëshironi të merrni parasysh shmangien ose zvogëlimin e marrjes së kafesë me kafeinë”.
Personat me epilepsi
“Edhe pse ky është një hulumtim i kufizuar, zbulimet e fundit kanë treguar se konsumimi i më shumë kafeje shoqërohej me një frekuencë të shtuar të sulmeve. Por nevojiten më shumë studime kështu që ne mund ta themi atë me siguri “, tha Planels.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet