LAJMI I FUNDIT:

Kujdes para kompjuterit… mbajeni mbështetësen e karriges në kënd 35°

Kujdes para kompjuterit… mbajeni mbështetësen e karriges në kënd 35°

Shpesh ndjeni të keni dhimbje shpine, të cilat herë-herë bëhen të padurueshme. Shumëkush fajin e gjen te koha, tek reuma, por jo më pak edhe te të fjeturit keq. Në të vërtetë shoqata e Radiologëve Amerikanë, këshillon të kundërtën.

Dhimbjet e shpinës, lidhen ngushtë me qëndrimin në karrigen e punës. Shtrohet pyetja, në cilën pozitë duhet të qëndrojmë ulur që kjo të jetë sa më pak e dëmshme për trupin?

Sipas sa njëjtës shoqatë, e cila vetëm pak kohë më parë ka organizuar një simpozium, ku janë prezantuar studimet dhe hulumtimet më të fundit mbi qëndrimin ulur, mësohet se qëndrimi nën shkallën prej 90° ndikon negativisht në disqet dhe muskujt e pjesës së poshtme të shpinës.

Ndaj, për këtë arsye, ata kanë propozuar, se pozicioni në të cilën shpina duhet të qëndrojë gjatë qëndrimit në karrige është në këndin prej 35°. Do të ndjeni më pak dhimbje. /Telegrafi/