Temperatura përvëluese kanë përfshirë vendin tonë tash e disa ditë, për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë nga data 14 deri më 17 gusht ka kufizuar orarin e punës, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se inspektorët janë duke bërë mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit, derisa shtoi se për gjatë dy ditëve kanë evidentuar gjashtë raste nuk është respektuar vendimi.
“Ju njoftoj se vendimi i datës 13 gusht i Ministrisë së Shëndetësisë për reduktimin e orarit të punës po gjen zbatim për faktin se përgjatë dy ditëve të kaluara, 14 dhe 15 gusht, përgjatë kontrollave për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë, Inspektorati Qendror i Punës, ka evidentuar gjithsejt vetëm 6 raste. Ku 3 raste janë evidentuar punëtorë duke punuar në kundërshtim me vendimin në sektorin e ndërtimtarisë, 2 raste të shtatzënave dhe 1 rast të sëmundjes kronike”, u shpreh ai.
Tutje, ai bëri thirrje tek të gjitha subjektet juridike që të bëjnë zbatimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe, MSH kishte njoftuar se vendimi për reduktim të orarit të punës është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.
Masat e vendosura nga MSH:
Nga data 14.08.2024, deri më 17.08.2024 kufizohet orari i punës;
1.1 Gjatë kësaj periudhe të nxehtësisë ekstreme, rekomandohet që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00;
1.2 Të aplikohet orari fleksibël i punës, që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi;
1.3 Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë 11:00 — 16:00, ose të punojnë nga shtëpia;
1.4 Në oraret 11:00 — 16:00 ndalohet puna për qytetarët e prekur me sëmundje kronike, apo të punojnë nga shtëpia;
1.5 Të ndalohen punimet në sektorin e ndërtimtarisë, që janë të ekspozuara në diell gjatë orarit 11:00-16:00;
1.6 Të shpërndahen informacione përmes burimeve të informimit dhe broshurave e materialeve të tjera informuese për qytetarët për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia;
1.7 Të sigurohen kontrolle mjekësore për të punësuarit që tregojnë shenja të stresit nga nxehtësia dhe që i janë ekspozuar nxehtësisë ekstreme;
1.8 Ata që merren me punët në bujqësi, të planifikojnë zhvillimin e tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.
Temperatura të larta kanë mbizotëruar edhe gjatë muajit korrik.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes, dhe mos te ekspozohen në diell./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Shqiptarët në Angli hapin në TikTok “qendër punësimi”, The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler