Marsi na thërret. Bota më e afërt, e ngjashme me Tokën, shndrit me një shkëlqim të kuqërremtë të dritës së Diellit që reflektohet në qiellin e natës, duke i bërë thirrje kuriozitetit dhe shpirtit tonë të aventurës. Ai ka një atmosferë dhe në mesditë, në një ditë vere, temperatura mund të arrijë në 25 gradë Celsius. Një ditë zgjat rreth 24 orë, si në Tokë. Por, aty përfundon ngjashmëria. Ajo atmosferë është 95 për qind dioksidkarboni i pathithshëm, në më pak se një për qind të presionit atmosferik të Tokës, kështu që ka pak izolim dhe netët e dimrit mund të jenë deri minus 140 gradë Celsius. Marsi është një e dhjeta e masës së Tokës, kështu që graviteti ka vetëm një të tretën e tërheqjes që përjetojmë ne. Dhe, një vit zgjat 687 ditë.
Pas misioneve Apollo në Hënë në vitet 1970, dërgimi i astronautëve në Mars dukej hapi i ardhshëm logjik, por do të ishte një “kërcim gjigant” – politikisht dhe financiarisht. Hapësira është e madhe: ndërkohë që astronautëve të misioneve Apollo iu deshën vetëm katër ditë për të arritur në Hënë, me teknologjinë e sotme do të duheshin rreth nëntë muaj për të arritur në Mars. Dhe, deri në kohën kur planetët do të renditeshin në mënyrë të favorshme për rikthimin, një mision i plotë mund të zgjasë dy ose tre vjet. Përgjatë kësaj kohe, astronautët do të kishin nevojë për ushqime, ujë dhe oksigjen, plus mbrojtje nga rrezatimi.
Në këtë pikë, shkalla e suksesit për misione me robotë nuk frymëzon besim. Deri më sot, Rusia ka nisur 21 raketa në Mars, përfshirë edhe “aterrues” pa pilot, por vetëm dy që vinin në orbitë i përfunduan misionet e tyre. SHBA ka qenë më e suksesshme, duke humbur vetëm pesë nga 23 misione. Por, ende nuk ka një mision me kthim.
Është e qartë se nevojitet më shumë punë para se të mund të mendojmë për dërgimin e njerëzve në Mars. Por, herët a vonë, do të shkojmë. Me vullnet politik mund të ndodhë brenda 20 viteve. Dhe, një gjë që mund të bëhet në ndërkohë, është testimi i elasticitetit psikologjik njerëzor, për një mision të tillë.
Mbajtësi i tanishëm i rekordit për qëndrimin më të gjatë në hapësirë, është astronauti rus Valeri Polyakov i cili u kthye në Tokë nga stacioni Mir në mars 1995, pas 437 ditëve në hapësirë. Një gjë e tillë teston aftësinë e trupit të njeriut për t’i bërë ballë humbjes së muskujve dhe kockave, që shkaktohen nga graviteti zero dhe është një provë psikologjike vullneti dhe durimi. Dhe, ndërsa kontakti me astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) është i thjeshtë, pasi duhet vetëm një pjesë e sekondës për të transmetuar mesazhe nga Toka, sinjalet e radios kërkojnë 20 minuta për të mbërritur në Mars, kështu që astronautët do të ndjehen shumë më të izoluar, gjë që i shtohet stresit psikologjik të të qenit të kufizuar me vetëm një ekip të vogël.
Këto kushte testimi janë simuluar në Tokë në mënyrë që të vlerësohet efekti i tyre tek njerëzit. Mars 500 ishte një projekt ruso-evropiano-kinez midis viteve 2007 dhe 2011, në një objekt të izoluar në një park makinash në Moskë. Ai arriti kulmin me një qëndrim prej 520 ditësh, nga gjashtë vullnetarë meshkuj. Ata pretendonin se ishin mirë me shëndet gjatë gjithë testimit, por disa i shmangeshin ushtrimit dhe fshiheshin nga kolegët e tyre, ndërsa katër kishin vështirësi me gjumin.
Simulimi i fundit – Hauaii Space Exploration Analog dhe Simulation, i kryer për NASA-n nga Universiteti i Hauaiit – ndodhi në peizazhin e ngjashëm me Marsin në Hauai, 2.500 lart, në anën e vullkanit Mauna Loa. Një ekip prej gjashtë vetash doli nga një vit në izolimi atje më 28 gusht 2016. Ata ishte lejuar të dilnin në shëtitje të simuluara si në Mars, por vetëm të veshur me një kostum të plotë hapësire. Pjesën tjetër të kohës, ata jetonin në kushte të ngjeshura në një kupolë gjeodezike 100 metra katrorë. Agjencia Evropiane e Hapësirës gjithashtu bën vlerësime të rregullta të ekuipazhit në stacionin e largët Concordia në Antarktidë, për të vlerësuar efektet e izolimit gjatë dimrit të gjatë dhe të errët polar. Dhe, ka simulime të tjera të realizuara nga Mars Association në shkretëtirën e Utah dhe në Arktikun kanadez.
Presidenti i Mars Association, Robert Zubrin, ka një plan për misionit që ai beson se do të jetë më i sigurt dhe më i lirë se çdo mision tjetër. Ai përfshin lëshimin fillimisht të një “Mjeti me rikthim në Tokë” (ERV), që do të zbriste në Mars dhe do të përdorte energjinë diellore ose bërthamore, si dhe hidrogjenin e importuar, për të prodhuar metan dhe oksigjen nga CO2-shi marsian. Me fjalë të tjera, karburant raketash. Kjo do të thotë që njerëzit do të vendosnin të niseshin vetëm nëse do të dinin se do të kishin një automjet për t’u kthyer, i mbushur me karburant, në sipërfaqen e Marsit. Mjeti me të cilin do të niseshin, thotë ai, do të qëndronte në Mars për të siguruar udhëtimin e ardhshëm. Një ERV i dytë do të nisej në të njëjtën kohë për të siguruar mbështetje dhe, nëse gjithçka shkon mirë, do të ishte gati për të sjellë ekipin e ardhshëm në shtëpi, dy vjet më vonë. Në këtë mënyrë, një seri udhëtimesh me kthim do të ndërtonin një numër hapësirash jetese në Mars, për qëndrime më të gjata në të ardhmen. Dhe, për shkak se shumica e karburantit për udhëtimin e kthimit do të krijohej në Mars, Zubrin beson se mund të prodhohet energji e madhe dhe të ketë kursime të mëdha të kostove.
Planet e NASA-s janë më të matura. Ato përfshijnë lëvizjen e misioneve njerëzore me kohë të gjatë nga ISS për të ardhur në orbitë përreth Hënës gjatë 13 viteve të ardhshme, duke vazhduar eksplorimin shkencor të Marsit, pasuar me dërgimin e ngarkesave dhe një mision pa pilot me kthim në fund të viteve 2020. Por, thonë ata, nuk do të jetë para fillimit të viteve 2030, që njerëzit vijnë në orbitë përreth Marsit, e jo më të zbresin në planet. Ndërkohë, Elon Musk, ish-sipërmarrës i PayPal dhe themelues i SpaceX, ka planet e tij. Ai tashmë ka një kontratë me NASA-n për furnizimin me ISS dhe shpreson të jetë në gjendje të dërgojë mallra në Mars në vitin 2018, në përgatitje për një mision njerëzor në vitet 2020.
“Marsi është diçka që mund ta arrijmë në jetën tonë”, thotë ai.
Koncepti SpaceX është zhvilluar në disa detaje. Raketa aktuale Falcon 9 dhe Kapsula e Dragoit tashmë janë duke fluturuar, pasi dërgojnë mjete në stacionin hapësinor dhe të dy pjesët kthehen në Tokë për ripërdorim. Por, Sistemi i Transportit Ndërplanetar (ITS) është shumë më ambicioz. Ndërsa, Falcon 9 përdor nëntë motorë me raketa Merlin, ITS do të përdorë 42 motorë Raptor – të njëjtën madhësi, por pothuajse tre herë më shumë. Motorët e shumëfishtë do të bëjnë që edhe nëse disa prej tyre dështojnë, misioni mund të vazhdojë. Prova e parë e një motori Raptor shkoi mirë në shtator 2016.
Raketa e nisjes do të ishte më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë – më e gjatë se Saturn V i misioneve Apollo dhe shumë më e aftë. Mund të nisë 300 tonelata ngarkesë në orbitë dhe të kthehet në Tokë vertikalisht në bllokun e nisjes, e gatshme për ripërdorim me mirëmbajtje minimale. Ashtu si me planin e Mars Association, është ekonomik meqë dërgon pjesën e jashtme në orbitë dhe prodhon vetë karburant për udhëtimin e kthimit nga Marsi. Por, Musk dëshiron të shkojë përtej dërgimit të ngarkesave; ai ka vizionet e një kolonie të Marsit dhe një flotë prej qindra raketash të tilla në shekullin e ardhshëm. Ai thotë se dëshiron të “krijojë një qytetërim të pavarur, jo një avanpost, me qëllim që njerëzit mund të bëhen një specie shumë-planetare”.
Orbitat e Marsit dhe Tokës rreshtohen për një mision efektiv çdo 26 muaj dhe Musk shpreson t’i përdorë ato që tani, duke filluar me testet pa pilot në vitin 2018 dhe duke dërguar njerëzit e parë në Mars në vitin 2026. Financimi mund të vijë nga qeveritë, ndërmarrjet e madje edhe përmes financimit të vetë njerëzve.
Pastaj, shumë larg, në të ardhmen, pasi të ekzistojnë bazat e para, e më pas kolonitë, në Mars do të vijë sfida e formimit të terrenit: të bëhet Toka. Kjo mund të përfshijë rritjen e presionit atmosferik duke shkrirë dioksidkarbonin polar me energjinë bërthamore ose reflektorët diellorë dhe duke shtuar kometa e asteroide të importuara. Kjo do të rriste temperaturat e do të lejonte kthimin e ujit të lëngshëm. Por, do të kishte nevojë për mbrojtjen e një fushe magnetike artificiale. Algat ose cianobakteret mund të fillojnë prodhimin e oksigjenit për ta bërë atmosferën të frymëmarrshme.
Tingëllon si material fantashkence, është e vërtetë, por kemi parë që shpesh herë bëhet realitet. /BBC Earth/Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje