… – Më fal, Xhevdet -, mu drejtua një burrë që dukej se sapo kishte kaluar të 50-tat.
I nxitur nga pasiguria nëse do të ndalem apo vetëm do ta kaloj me një përshëndetje të shpejtë këtë njeri që e shihja për herë të parë në jetë, nxitoi të më thoshte: a e din sa byrekun e kam përgatitur për ty!
Ndalova. Nuk e kisha idenë kënd kam përballë, e më së paku më shkonte mendja se pas këtij takimi do të largohesha me një barrë të rëndë në shpirt.
– Urdhëro -, iu përgjigja ndërkohë që mundohesha t’i thërras kujtesës, por më kot, nuk gjeja asgjë që ta ketë regjistruar fytyrën e këtij njeriu.
– Kam punuar në “…”, ku vinit shpesh me shoqëri.
– Po, dhe?
E pashë që nisi ta ulë kokën, sytë iu zvogëluan dhe sërish iu kthye pasiguria.
– Kam mbetur pa punë, mezi gjeti forcë të më thotë me një zë që nisi t’i dridhej. Si i zënë në faj, nisi të kërkojë falje dhe nga turpi t’i merren fjalët.
– Po, s’ke pse turpërohesh, i thashë. Të gjithë mund të na ndodh.
Filloi t’i dridhet mjekra. Zëri më nuk i bindej.
– Kam tre fëmijë që presin bukë në shtëpi -, tha derisa sytë iu mveshën me lotë. Të lutem, nëse din ndonjë vend ku mund të punojë. Kam aplikuar aty ku kërkojnë por shkaku i moshës as që më përfillin.18 vite kam punuar vetëm në një vend. Mund të punojë nga ora 5:00 e mëngjesit dhe sado që më thonë, me pagë minimale, sa të mbaj shpirtin e fëmijëve veç me bukë, – tha, dhe në fund sytë iu liruan si çeshme nga vaji.
… Mbeta i stepur. Në mes të sheshit unë dhe një i panjohur që mundohej ta ndalojë dënesën.
– Qetësohu -, i thashë, do gjindet një zgjidhje. Pa hetuar dhe pavetëdijshëm kisha nisur ta gënjejë! Në kokë më kalonin me shpejtësi emrat e të gjithë atyre miqve që kishin firma e më qaheshin për numrin e madh të punëtorëve dhe nevojën për shkurtimin e vendeve të punës.
Më shikoi plot dhimbje. Nuk kisha guxim t’i bëjë asnjë pyetje tjetër pos ta pyes për emrin dhe numrin e telefonit.
– Ma cingëro-, i thashë instiktivisht, sa të ta regjistroj numrin. E, uli prapë kokën. E kuptova se kërkesa ishte e pamenduar, nga një njeri që vuante për kafshatën e gojës unë prisja të ketë kredit në tel…
Unë nuk kam guxim të kërkojë nga asnjë mik përmes këtij shkrimi ndihmë dhe një mundësi për këtë njeri. Nuk e kam bërë kurrë më parë. Por, do të ndihesha shumë i lumtur nëse cilido nga ju keni ndonjë firmë dhe ju duhet një punëtor nëse më shkruani që t’ua jap të dhënat. Kjo do të më ndihmonte jashtëzakonisht që të çlirohem nga një barrë e madhe në shpirt sepse qoftë edhe pa dashje, e gënjeva këtë njeri duke i thënë “do të gjindet një zgjidhje”! Ndërsa atij dhe fëmijëve të tij do iu kthehej shpresa…
Mbase nga dhembja që ndjeva ndaj tij doja t’ia kthej shpresat por tani e pranoj: as vet nuk e di se nga duhet shkuar të pashpresët e kësaj Kosove që gjithnjë e më shumë ngjan në parajsë për politikanët dhe ferr për banorët e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet