LAJMI I FUNDIT:

Ku luhet ndeshja Kastrioti-Radniçki?

Ku luhet ndeshja Kastrioti-Radniçki?

Federata e Hendbollit Evropian (EHF) iu është drejtuar me një shkresë klubit te Kastriotit nga Ferizaj dhe Radniçkit të Kragujevcit nga Serbia, dy skuadra që do të ndeshen mes vete, se ndeshjen do ta luajnë në Mal të Zi përkatësisht në Danillovgrad.

Drejtori sportiv i KH Kastriotit (meshkuj), Milaim Selmani, e konfirmon për gazetën kombëtare bota sot, duke thënë se vendimi ka ardhur nga EHF-i.

“Vendimi ka ardhur nga EHF-i që ndeshjen për Challenge Cup, me Radniçkin do të luajmë në Danillovgrad. Dy ndeshjet do të luhen me datën 16-17 tetor dhe shpenzimet do t’i bartin klubet. Ne do të bëjmë ankesë, sepse nuk e shohim të arsyeshme të luajmë atje për shkaqe sigurie, kur dihet se në Danillovgrad ka serbë nga Kosova dhe mund të na provokojnë”, tha Selmani.