Bëri mijëra kilometra që të vijë në Prizren dhe të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Orhan Galushi ka 35 vjet që është larguar nga vendlindja dhe jeton në Holandë. Ky 65-vjeçar, që i takon komunitetit rom, punon si gazetar në Amsterdam.
Ai dhe partia me të cilën ka garuar në këto zgjedhje, Kosovaki Nevi Romani Partia, nuk ka fituar në zgjedhjet e së dielës së kaluar.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se përse u kthye në Kosovë.
“Ju e dini që romët janë në margjinë këtu në Kosovë, edhe njerëzit në Kosovë duhet të edukohen se si duhet të përdoren elementet e demokracisë. Secili e dimë që edukimi është rruga për të qenë i lirë. Pse romët janë pa shkollë? Çfarë ka ndodhur këtu? Çfarë historie ka? Unë do të bëhem një urë e fortë, e mirë, e bukur, që romët e Kosovës të arrijnë të zhvillojnë aso projektesh që standardi i romëve dhe kosovarëve do të ndryshojë”, thotë Galushi.
Lagjja ku është rritur, nuk ka ndryshuar shumë. Kushtet për të jetuar janë ende të vështira.
Orhani tashmë ka filluar t’i vizitojë familjet për të parë se çka u mungon atyre.
Papunësia te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas është më e lartë se te komunitetet tjera.
Ankesat e banorëve të lagjes së Orhan Galushit, kanë të bëjnë pikërisht me papunësinë.
“Burri s’po punon, unë s’po punoj, çika s’po punon. Vetëm me def(dajre) po shkoj. Po të mos ishte defi, unë vdes urie”, thotë një grua rome derisa bisedon me Orhan Galushin.
Dëshira e Orhan Galushit, është që t’i ndihmojë të rinjtë e komunitetit rom, të ndjekin ëndrrat e tyre.
“Së bashku me ju duhet ngadalë të formojmë një grup, një grup të madh me gjeneratën e re, në mënyrë që studentët që janë, do të zhvillojnë, do të japin kontribut për popullin tonë, për Kosovën sidomos”, thotë Galushi pas takimit me disa të rinj të komunitetit rom në Prizren.
Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas (RAE), njihen zyrtarisht si komunitete të veçanta në Kosovë dhe sipas kushtetutës gëzojnë të drejtat e barabarta me të gjitha komunitetet tjera.
Sipas regjistrimit të popullsisë të bërë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë deri në 40 mijë qytetarë të këtyre komuniteteve. Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Zyrës për çështje të komuniteteve në kuadër të Zyrës së kryeministrit të Kosovës, norma e papunësisë te komunitetet vlerësohet ndërmjet 90 për qind dhe 100 për qind.
Sipas të dhënave nga Qendra Dokumentuese për Rom, Ashkali dhe Egjiptas, deri në 80 për qind e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, janë të papunë.
Pse fëmijët romë nuk ndjekin shkollimin?
Organizatat që merren me mbrojtjen e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, thonë se niveli i përfshirjes së fëmijëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në edukim, është shumë i ulët.
Sofia Toska nga organizata kosovare për edukim tregon për Radion Evropa e Lirë se përse fëmijët dhe të rinjtë e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, nuk vijojnë mësimin.
“Duke filluar nga nevojat esenciale, si mungesa e higjienës jo të duhur personale, mungesa e veshmbathjeve, nënvlerësimi i shkollimit nga ana e prindërve, mungesa e përkrahjes nga prindërit në këtë drejtim, mungesa e vetëbesimit dhe sigurisë në shkollë, varfëria ekstreme dhe gjendja e rëndë ekonomike”, thotë Toska.
Ajo thotë se shteti i Kosovës duhet të bëjë edhe më shumë sa i përket arsimimit të fëmijëve të këtyre komuniteteve.
“Ne nuk vërejmë, së paku si OJQ, ndonjë përpjekje më serioze që i ndihmon këto komunitete për një të ardhme më të mirë dhe për hapa më konkretë që do të përmirësonte gjendjen e tyre, por gjithçka po mbetet vetëm në strategji dhe legjislacione, por jo në anën e zbatimit”, shton Toska.
Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë rreth 9 mijë romë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit