Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë përgatitore për sfidat e tetorit kundër Sllovenisë dhe Suedisë, që zhvillohen më 10 dhe 13 tetor.

Në seancën e sotme, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion gjithë grupin e lojtarëve, ndërsa Lumbardh Dellova u përfshi në ushtrimet më të lehta për të shmangur ngarkesën fizike.


Stafi teknik u fokusua kryesisht në aspektin taktik, me theks të veçantë në tranzicionin e shpejtë nga mbrojtja në sulm.


Atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyer, ndërsa morali i ekipit për fitore është në nivel maksimal.

Yjet e skuadrës, si Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Elvis Rexhbeçaj dhe Arijanet Muric, u bashkuan në stërvitje pas qëndrimit në hotel të hënën, duke shtuar cilësi dhe përvojë në seancat përgatitore.

Përzgjedhësi Foda ka nisur menjëherë punën për ndeshjen e parë kundër Sllovenisë, duke vendosur strategjitë dhe taktikën për sfidën vendimtare.

Kombëtarja e Kosovës synon të tregojë një performancë të fortë dhe të mbledhë pikë të vlefshme në këtë fillim kualifikimesh, pasi gjtihçka mbetet e hapur në Grupin B. /Telegrafi/

telegrafi sport app