LAJMI I FUNDIT:

KSHZ shpall rezultatet e para në Komunën e Kërçovës

KSHZ shpall rezultatet e para në Komunën e Kërçovës

Nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje njoftuan se nga 23 vendvotime të numëruara ose 19.17 për qind fiton Fatmir Dehari me 54.76%.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, Fatmir Dehari nga BDI ka 54.76% të votave ose 1.559 vota, kundrejt Aleksandar Jovanovskit nga OBRM-PDUKM me 43.31% të votave ose 1.233 vota.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/