LAJMI I FUNDIT:

KSHZ: Po finalizohet teksti i marrëveshjes për aparatet për votim me shenja gishtash

KSHZ: Po finalizohet teksti i marrëveshjes për aparatet për votim me shenja gishtash
Unrecognizable person putting their finger in a fingerprint scanner - security concepts

Komisioni Shtetëror Zgjedhor kumtoi sot se po vepron në përputhje me Ligjin për përfundimin e procedurës së furnizimit publik me aparate për shenja gishtash.

“Dje, përfaqësues të operatorit ekonomik “DERMALOG” mbërritën dhe gjatë ditës së sotme po mbahen konsultimet përfundimtare për të finalizuar tekstin e marrëveshjes dhe nënshkrimin e saj”, thuhet në kumtesë.

Pas kësaj, siç thuhet, afatet për dorëzimin e pajisjeve teknike fillojnë menjëherë të vijojnë, për të cilat KSHZ-ja do të informojë publikun në mënyrë plotësuese.