LAJMI I FUNDIT:

“KSHZ në periudhën e ardhshme do të ndërhyjë në Listën Zgjedhore”

“KSHZ në periudhën e ardhshme do të ndërhyjë në Listën Zgjedhore”

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore sot deklaroi se janë hasur disa probleme dhe se institucionet kompetente duhet t’i adresojnë dhe t’i zgjedhin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë për shtyp në Qeveri, Boshnjakovski tha se nga viti 2002 në Maqedoni nuk ka pasur regjistrim dhe se mbi 400 mijë qytetarë nuk jetojnë në vend, ndërsa janë të regjistruar në Listën Zgjedhore, me çka ka implikime në të gjitha proceset zgjedhore dhe në referendum.

“Ekzistojnë shumë segmente ku duhet të intervenohet. Një pjesë prej tyre është obligim të Qeverisë, ndërsa një pjesë tjetër i institucioneve tjera. Në Maqedoni nga viti 2002 nuk ka pasur regjistrim të popullsisë, por për momentin po vazhdojnë përgatitjet në Entin Shtetëror për Statistika për mbajtjen e referendumit. Ekzistojnë shumë probleme që duhet zgjidhur. Jemi të vetëdijshëm se mbi 400 mijë qytetarë tanë jetojnë jashtë vendit, ndërsa ekzistojnë në Listën Zgjedhore se jetojnë në Maqedoni. Dhe kjo ka implikime në të gjitha proceset zgjedhore dhe në referendum. Komisioni Shtetëror Zgjedhor në periudhën e ardhshme me siguri do të intervenojë në lidhje me Listën Zgjedhore, mes tjerash të gjitha institucionet duhet t’i adresojnë të gjithë këto situata dhe t’i zgjidhin”, tha Boshnjakovski.


Shtoi se nuk bëhet fjalë se a ka vullnet që kjo të bëhet, por kjo është çështje kohe dhe prioritet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

Siguri
Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Lajme
Kalo në kategori