LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja hodhi poshtë të gjitha ankesat e partive politike

KSHZ-ja hodhi poshtë të gjitha ankesat e partive politike

OBRM-PDUKM, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe E Majta do ta shfrytëzojnë mundësinë e fundit për ankesat e tyre në Gjykatën administrative. OBRM-PDUKM kërkoi numërimi i të gjitha votave të bëhet në dorë, por kërkesa njëzëri u refuzua me arsyetimin se fletëvotimet janë numëruar në dorë nga këshillat zgjedhor.

Edhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se do të dorëzojnë ankesa ndaj gjitha 150 ankesave të tyre që i refuzoi KSHZ-ja, që sipas tyre nuk ka pasur argumente për të njëjtat.

“Do të dorëzojmë ankesa për gjitha vendvotimet ku numri i përgjithshëm i votave është më shumë se dalja në votime, por edhe për të gjithë personat e vdekur që kanë votuar, edhe pse e dimë se gjykatat janë të BDI-së”- deklaroi Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët


Partia e Majta ka dorëzuar gati 2.000 ankesa deri te KSHZ-ja, por më shumë se gjysma ishin pa vulë. Pasi që KSHZ-ja i hodhi poshtë, tani kryetari i partisë, Apasiev, njofton se do të ankohet edhe në Gjykatën Administrative, por se kësaj radhe do të vë edhe vulë.

“Nesër vijojnë ankesat në Gjykatën Administrative të cila do të jenë me vula”- pohoi Dimitar Apasiev nga “E majta”

Nga KSHZ-ja thonë që të gjitha vendimet për ankesat palëve do t’u dërgohen me postë elektronike.

Gjykata Administrative ka afat prej 60 orëve për t’u përgjigjur të gjitha padive, pas çka KSHZ-ja do të duhet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 15 korrik.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori