Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë shkëlqimin çdo ditë e më shumë nëpër Evropë.

Njëri nga ta është edhe Mirlind Kryeziu, që po shkëlqen me Zurichun në elitën e futbollit zviceran.


Kryeziu iu bashkua skuadrës së parë të Zurichut nga viti i kaluar ndërsa në fillim të këtij edicioni u lëndua rëndë duke këputur ligamentet në gjurin e majtë.

Por fati e përcolli talentin nga Kosova dhe në ndeshjet vendimtare u kthye nga lëndimi për të luajtur rregullisht me Zurichun.

Tetë ndeshje të luajtura në kampionat, pesë barazime dhe tri fitore ka arritur Zurichu me Kryeziun në fushë.

34063821 10216252842939908 2144780030511677440 n

Ndërkohë në ndeshjen vendimtare në finale të Kupës, Mirlindi përsëri ishte titullar dhe Zurichu arriti triumfin duke mos pësuar në asnjë ndeshje humbje sa ishte talenti nga Kosova në fushë.

21-vjeçari në një intervistë për Telegrafin flet për karrierën e tij.

“Pas ndeshjeve që pata me klubin në Challange League, erdhi radha për Superligën por që pësova një lëndim të rëndë qysh në start dhe mbeta jashtë fushave thuajse gjithë stinorin”.

“Fati deshi që në ekipin e parë te Zurichu erdhi trajner Ludovic Magnin që e kam pasur trajner edhe në grupmosha dhe i dinte cilësitë e mija”.

“Trajneri më dha hapësirat e duhura duke më besuar dhe kam luajtur në tetë ndeshje në kampionat dhe në finalen e Kupës ku triumfuam”, u shpreh Kreyziu për Telegrafin.

33994793 1903655899924327 45681534153261056 n Kryeziu me trofeun e Kupës së Zvicrës

Zurichu arriti ta fitonte edhe Kupën e shtetit pasi në finale mposhtën kampionin në fuqi Young Boys Bern.

“Ishte një finale që do ta mbajë gjatë në mend. Ne nuk ishim favorit por kishim dëshirë më të madhe për ta fituar ndeshjen. Luajtëm shumë mirë dhe patëm përkrahje të madhe nga adhuruesit tanë”.

“Triumfi ishte i veçantë pasi e arritëm në Bern. Jam shumë i lumtur që në moshë të re kam arritur ta fitoj Kupën e Zvicrës”, tha Kryeziu.

34089691 1903655853257665 3560007969707917312 n Festa e Kryeziut pas triumfit në Kupën e Zvicrës

Qendërmbrojtësi 1,97 centimetra i gjatë flet edhe për të ardhmen e tij ku e sheh fillimisht te Zurichu.

“Synimi im është të vazhdoj me këtë ritëm edhe edicionin e ri. Dua të luaj rregullisht me Zurichun dhe ky është qëllimi im primar”.

E pas triumfit në Kupën e Zvicrës, Zurichu do të luaj në grupet e Ligës së Evropës, ku mund të ketë kundërshtar skuadra të mëdha si Milan, Lazio, Chelsea, Arsenal e Marseille.

“Shpresojë që fillimisht mos të kem ndonjë lëndim të jem shëndosh e mirë”.

“Natyrisht që jam i lumtur se do të luajmë në grupet e Ligës së Evropës me klubin. Sa i përket kundërshtarëve shpresojë që të jenë ndonjë skuadër e madhe në grupe, do të preferoja angleze”, tha Kryeziu.

33995321 10216252843179914 230124021302165504 n

Mirlindi ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, nga U16 deri në U21.

Nëse do të vazhdoj me Zvicrën ose do të luaj për Kosovën, Kryeziu sqaron këtë gjë për Telegrafin.

“Unë sapo jam kthyer nga lëndimi dhe qëllimi im është të luaj rregullisht me klubin, të jem titullar i padiskutueshëm dhe pastaj do të vendosi se kujt do t’i bashkohem”, tha Kryeziu.

33769825 1842418215821710 3527105934650245120 o FC Zurich

Kryeziu është dalë nga akademia e Zurichut, ndërsa në edicionin 2015-16 ishte i huazuar tek Biel Bienne duke treguar formë të lartë.

Vlera aktuale e Kryeziu te Zurichu është 350 mijë euro, por pas paraqitjeve fantastike në fund të këtij edicioni, djaloshi nga Kosova pritet të vlerësohet mbi një milionë euro.

Vlen të ceket se në edicionin e ardhshëm, Zurichu i shqiptarëve po llogaritet si pretendent për titullin e kampionit në Zvicër së bashku me Young Boysin dhe Baselin. /Telegrafi/

Mirlind Kryeziu

telegrafi sport app