Hekuran Kryeziu ka folur pas fitores 5-0 të Përfaqësueses së Kosovës në udhëtimin e tyre te Malta në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Kosova ka fituar me rezultat të thellë në udhëtimin e tyre te Malta, por loja ndaj tyre nuk e ka ndarë të kënaqur mesfushorin tonë Kryeziu, i cili pret lojë më të mirë ndaj Azerbajxhanit.


"Jemi befasuar edhe vet me pesë golat e shënuara, pasi paraqitja nuk ka qenë e mirë", ka thënë fillimisht Kryeziu pas ndeshjes.

"Golat e shënuara na kanë dhënë vetëbesim për ndeshjen me madhe me Azerbajxhanin".

46480021 2181028912145467 19801783509450752 n

"Duhet të përmirësohemi, pasi me Azerbajxhanin nuk do të jetë kaq e lehtë sa me Maltën".

"Nuk e kemi qarkulluar topin mirë, e humbnim topin lehtë dhe Azerbajxhani mund të na dënojë nëse luajmë lojë të tillë"

"Fitorja nuk ka qenë asnjëherë në rrezik, por me Azerbajxhanin do të jetë më vështirë".

"Jam i lumtur me rezultatin, por jo edhe me lojën. Kemi luajtur mirë në kundërsulme dhe faza sulmuese e ka kryer për mrekulli punën e tyre", përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app