Skuadra zvicerane Luzern ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Schalke 04.
Ekipi i dy shqiptarëve, Hekuran Kryeziut dhe Jahmir Hykas kanë mposhtur gjigantin gjerman Schalke 04 me rezultat 4:2.


Hyka e nisi këtë takim nga minuta e parë, ndërsa kryeziu ishte në bankë pasi trajneri Markus Babel provoi disa lojtarë të rinj.

Gjithsesi në pjesën e dytë kishte minuta edhe për mesfushorin fantastik të Përfaqësueses së Kosovës që tregoi paraqitje të mirë përballë Schalkes.

Javën tjetër fillon edhe kampionati zviceran, ndërsa Luzern është duke u bërë gati edhe për ndeshjet e Ligës së Evropës ku do të përballet me Sassuolon. /Telegrafi/

FB_IMG_1468756654309

telegrafi sport app