LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Vushtrrisë heq derën e zyrës “për të qenë afër qytetarëve”

Kryetari i Vushtrrisë heq derën e zyrës “për të qenë afër qytetarëve”

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, gjatë kohës së fushatës zgjedhore në njërin nga debatet televizive kishte thënë se nëse zgjidhet në këtë pozitë zyra e kryetarit do të jetë gjithmonë e hapur për qytetarët e Vushtrrisë.

Ai atëherë kishte thënë se kjo zyrë nuk do të jetë siç është me kryetarin e tanishëm që duhet kaluar tre persona të sigurimit për t’u takuar me të.

Tahiri pas zgjedhjes si kryetar i komunës duket se ka mbajtur premtimin e dhënë për afërsinë e tij me qytetarët e Vushtrrisë.


Në një fotografi të takimit të Tahirit me qytetarët e Vushtrrisë shihet se ai ka hequr nga vendi i saj edhe derën e zyrës së tij.

I kontaktuar, Tahiri ka thënë se gjithmonë do të jetë afër qytetarëve të Vushtrrisë.

“Unë kam thënë edhe më herët edhe tani se zyra e kryetarit do të jetë gjithmonë e hapur për qytetarët e Vushtrrisë”, u shpreh Tahiri.

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike fitoi zgjedhjet në Komunën e Vushtrrisë, pas balotazhi me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizin.

Tahiri nisi detyrën e tij të mërkurën. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori