Kryetari që jeton me Dritën

Në rrjetin social ‘Twitter’, Ismaili ka postuar një foto me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre , me ç’rast kanë filluar të përgatiten për derbi. I njohur për modestinë e tij Ismaili nuk ka përmendur fare rivalin lokal deri sa ka uruar shumë suksese për klubin e tij të zemrës Dritën.
“Përshëndetje nga qyteti i futbollit! Kjo fundjavë po pritet me padurim dhe shumë emocione. Suksese!!! #DFCFOREVER”- ka shkruar Ismaili.
Telegrafi ka kontaktuar me Ismailin në lidhje me ndeshjen e shumëpritur dhe ai u shpreh: “Jemi me fat që jetojmë në qytetin e futbollit, këtë fundjavë janë dy sfida, njëra në fushe dhe tjetra në tribuna. Unë uroj dy skuadrave shumë suksese, le të fitojë më i miri dhe më i miri besoj se në këtë rast është skuadra ime e zemrës, Drita. Ndërkohë për tribunat fjalën kryesore do ta kenë si gjithnjë Intelektualët, ndonëse edhe Skifterat janë të njohur për organizime të mira. Shpresoj që mos të ketë lëndime të lojtarëve dhe njeherit i uroj fat të dyja skuadrave. Suksese”, përfundoi Ismaili.
Kujtojmë se Ismaili është cilësuar dhe i është vlerësuar pozitivisht puna nga shumë zyrtarë dhe ish zyrtar të klubit sa ka qenë në krye të Dritës dhe cilësohet si ikonë e klubit të cilin e ka trashëguar nga familja e tij duke kontribuar për Driten dhe zhvillimin e sportit në përgjithësi.
Nën udhëheqjen e Ismailit, Drita ka garuar çdo herë në Superligë dhe ka pasur në radhët e veta lojtarët më të mirë në vend, sikurse Artan Latifi, Genc Sermaxhaj, Mentor Zhdrella, Bujar Shabani, Xhevdet Shabani, Perparim Osmani, Leonit Abazi, Florim Berbatovci, Ismet Caka, Bashkim Ahmeti, Ismet Ramushi e shumë të tjerë. Kjo skuadër ishte cilësuar më e mira që ka pasur Drita ndonjëherë që nga koha e Presidentit historik tashmë të ndjerë Selami Osmani.
Ismaili kishte marrë iniciativën për të organizuar turneun memorial tradicional Bezi- Raci- Reshi, i cili turne me insistimin e Besim Ismailit në cilësinë e kryetarit organizativ të turneut dhe bashkëpunëtorëve të tij e futën në kalendarin e Komunës.
Strategjia zhvillimore e Ismailit u dëshmua edhe me organizimin e shkollës së futbollit te klubit Drita dhe bashkëpunimet me ekipet jashtë Kosovës.
Vlen të theksojmë bashkëpunimin me KF. Sivasspor dhe Bursaspor nga Turqia dhe pasurimin e Kategorisë Superiore të Shqipërisë me lojtarë të KF. Dritës.
Nën udhëheqjen e Ismailit kanë zgjuar interesim për Dritën edhe mediat zvicerane, italiane dhe ato franceze duke e intervistuar kryetarin dhe duke u interesuar për Dritën, gjë që kjo më parë nuk kishte ndodhur. /Telegrafi/





















































